Edhe pse kanë kaluar dy dekada që nga përfundimi i serialit “Friends”, ky sitcom ikonik vazhdon t’u sjellë fitime të mëdha aktorëve të tij.
Secili nga gjashtë aktorët raportohet se fiton rreth 20 milionë dollarë çdo vit, falë një marrëveshjeje të rrallë që ata negociuan në vitin 2004, duke siguruar 2% të fitimeve nga transmetimet e serialit.
Duke marrë parasysh që “Friends” vazhdon të gjenerojë mbi 1 miliard dollarë çdo vit përmes ritransmetimeve, të drejtave të transmetimit në platformat globale, DVD-ve dhe licencimeve të ndryshme, ky mbetet një nga serialet më fitimprurëse në historinë e televizionit.
Humori i tij i përjetshëm, historitë e afërta me jetën e përditshme dhe ndikimi kulturor që ka pasur, e bëjnë tërheqës për breza të rinj dhe sigurojnë që çekët e tyre të të drejtave të autorit të mos ndalen kurrë.
E çfar pastaj?! E ç'u duhet kjo leuesve?!