
Një sondazh i ri, i kryer në vendet europiane, zbulon se 79% e tyre kanë mendim negativ për shoferët e tjerë nëpër rrugët e qyteteve të tyre, por sigurisht, 97% mendojnë se vetë janë shoferë të mirë.
Studimi u realizua nga kompania Ipsos, me 12400 shtetas të vendeve europiane, në mars 2002, për llogari të “Vinci Autoroutes”, firmës që administron autostradat franceze.
42% e polakëve thanë se në vendin e tyre ngarja e makinës bëhet nën moton “secili për vete”. Të njëjtin perceptim për veten e kishin vetëm 7% e spanjollëve. Ndërkohë, 25% e britanikëve pretendojnë se kur janë në timon, dalin nga vetja.
Sondazhi del gjithashtu në përfundimin se paragjykimet për kombësitë e ndryshme, shpesh, dalin të vërteta. Vetëm 16% e italianëve thanë se bashkëkombësit e tyre janë të sjellshëm në timon, ndërsa 14% e francezëve pranojnë se janë të stresuar kur ngasin makinën. Ndërsa 68% e britanikëve thanë se bashkëkombësit e tyre janë të kujdesshëm teksa ngasin makinën.
Të pyetur për të gjykuar sjelljen e shoferëve nga shtete të tjera, gjërat ndryshojnë. Gjermanët thanë se vetëm 30% e shoferëve të shteteve të tjera ishin agresivë në timon. Më kritikët ishin spanjollët dhe britanikët, 70% e të cilëve thanë se shoferët e vendeve të tjera kishin probleme.
Sidoqoftë, vendin e parë për ankesa e mbajnë grekët, të cilët thonë se 91% e shoferëve europianë nuk e ngasin makinën si duhet.
Grekët gjithashtu renditen në vend të parë për përdorimin e telefonit në timon, pasi 77% e tyre pranuan se bëjnë telefonata teksa ngasin makinën, ndërsa 83% pranuan se përdorin telefonin për veprime të tjera. Në vend të fundit për këtë kategori, renditen spanjollët, 62% e të cilëve pranojnë se përdorin telefonin në timon.
Grekët gjithashtu u renditën të parët për ngarje të makinës në mënyrë të rrezikshme. 30% e tyre pranojnë se i japin makinës me shpejtësi, kalojnë semaforin me të kuqe, nuk ngadalësojnë kur ka punime në rrugë dhe nuk mbajnë distancë sigurie mes makinave.
Sondazhi u publikua në prag të pikut të sezonit turistik në Greqi, ku pushues nga e gjithë Europa dhe bota mblidhen në rrugët – shpesh të ngushta – të ishujve dhe qyteteve bregdetare greke.
Po, kurse shqiptaret jane me te rregulltit ne zbatimin e normave e ligjeve, ne cdo aspekt! Pse nuk na kishin llogaritur fare ne kete sondazh?!
Sondazhi eshe per Europen para dhe mbrapa saj ,ndersa ne jemi anash Ana!Ndaj nuk futemi tek kriteret.Pastaj edhe nje gje nese do te hynim edhe ne padyshim qe Greket nuk do dilnin te fundit se do te ishim ne qe do ta mbyllnim kete klasifikim.
Haha, shqiptaret jane te rregullt neper europe se ne shqiperi, medet hallit, vriten per nje stop apo pse parakalon. Frika e ligjit, edukon njeriun.
Mjafton te beshe njixhiro ne Paris dhe konstaton lehte , me shume se gjysmen e makinave te goditura e llamarina te shtremberuara . Kaosi ne rruget e Frances eshte identik me ate te indise . Pastaj ne Shqiperi etj vende te Ballkanit e Lindjes , udhetojne me shume Hajvane se Njerez vertete