Margaret jeton në Londër, ndërsa burri i saj, Peter, jeton në Australi. Për shkak të distancës, ata takohen vetëm një herë në vit deri çdo 18 muaj, por megjithatë mbeten një çift besnik dhe i lumtur.
“Kam bërë shumë miq të rinj dhe jetoj vetëm në apartamentin tim të ngrohtë në Londër. Të gjitha këto i kam bërë ndërkohë që jam ende e martuar, ka qenë një përvojë e mrekullueshme”, tha Margaret në një intervistë për Woman’s Hour në BBC Radio 4.
Ky stil jete ka edhe një emër të veçantë: LAT (Living Apart Together), që përdoret për çiftet që jetojnë të ndarë, por që ruajnë marrëdhënie të qëndrueshme. Sipas statistikave zyrtare, vetëm 3% e çiftave të martuar jetojnë kështu, por Margaret beson se një martesë e përmbushur mund të ekzistojë edhe pa ndarë të njëjtën shtëpi.
Shumë figura publike kanë folur hapur për zgjedhjen e tyre për të jetuar larg njëri-tjetrit. Gwyneth Paltrow dhe bashkëshorti i saj, Brad Falchuk, kaluan pjesën e parë të martesës së tyre në shtëpi të ndara, duke thënë se kjo i ndihmoi të ruanin marrëdhënien të freskët. Edhe modelja Ashley Graham dhe bashkëshorti i saj, Justin Ervin, si dhe aktorja Helena Bonham Carter me regjisorin Tim Burton, kanë pasur lidhje në distancë për vite me radhë.
Para 15 vjetësh, jeta e Margaret ishte ndryshe: ajo kujdesej për katër fëmijët dhe nuk punonte jashtë shtëpisë, ndërsa Peter ishte mjek me kohë të plotë. Kur mbushi 57 vjeç, Margaret u rikthye në universitet dhe mbaroi një doktoraturë në gjuhësi të aplikuar, duke vendosur më pas të transferohej në Londër.
Sot, Margaret punon si Zyrtare Arsimore në Kolegjin Mbretëror të Kirurgëve, dhe beson se mund të ndjekësh karrierën, të jetosh në një vend tjetër dhe të zhvillosh interesat personale, edhe ndërkohë që jeni të martuar.
Ajo pranon se nuk ka qenë gjithçka e lehtë: për Peter, disavantazhi është vetmia në shtëpinë e familjes në Brisbane, ndërsa për Margaret mungesa e shoqërisë. Sekreti i suksesit sipas saj është komunikimi i rregullt: “I tregoj gjithçka për jetën time në Londër, për punën, miqtë e rinj dhe udhëtimet. Po kështu ndodh kur ai vjen tek unë; e adhuron këtë eksperiencë.”
Sipas Ammanda Major, Drejtore Klinike e Relate në Family Action, ky stil jete nuk është për të gjithë, por për çiftet e martuara që zgjedhin të jetojnë larg, mund të sjellë përfitime si ruajtja e identitetit personal dhe hapësirës individuale, ndërkohë që ruhet marrëdhënia bashkëshortore. E.K
Burimi:Emily Holt - BBC News
Kjo është martesë se e dreth edhe ti edhe buri dhe ska pse jetoni bashkë.Kështu është e ardhmja e botës.Martohesh ligjërisht dhe jeton me të tjerë dhe të tjera...
Nejse ky eshte nje lloj divorci,mbasi cfare lexova cifti paska 4 femije ,dmth qe kane jetuar bashk nje periudhe te konsiderueshme dhe sic duket jane ftofur me njeri tjeterin dhe dhe me kete lloj mardhenije kane shmangur divorcin qe kerkon shume para.Per sa i perket besnikerise besoje se per kete gruan nuk ka interes nonji mashkull me,sepse ajo duket si burre. Eshte nje menyre jetese ketu ne Ameriken e Veriut per shume cifte,qe kur femija me i vogel mbush 12 vjece (nuk ka nevoje per babysitter) grate ndajne burrat dhe i vetmi kontakt jane parat qe burri duhet ta japi per femijet dhe ish gruan simbas Ligjit.
Adil mos genje dhe mos i pergjithso gjerat, se ketu jetojme dhe e dime se cfare ndodh. Me shume tradheti e divorce ke ne Shqiperi sesa ne Amerike,
Për mua LAT është sot mënyra më e mirë e martesës. Dhe kjo modë po përhapet gjithmonë më shumë te të rinjtë në Perëndim. është si të jenë të fejuar të përjetshëm, ose si një çift i divorcuar por që ruajnë marrëdhënie të mira me njëri - tjetrin. Vetëkuptohet që një përvojë e tillë është për vendet e zhvilluara dhe jo për mentalitetin shqiptar. Njëlloj si vegjetalizmi.
Cdo gjeje qe eshte derivat i marteses mund t`u gjejne emrin perkates, Por nuk mund ta quajme martese , kjo eshte gje e sigurte.Pastaj , sa persona me probleme psiqike ka dhe bejne veprime nga me te cuditshmet, nuk kemi pse i pergjithsojme gjerat. Nuk ka martese nese ne mbremje nuk ndihet fryma e njeri-tjetrit. Mund tu vendosim 100 emra , por jo martese.
Këto janë 'mjeshtra' të gënjeshtrës dhe këtë e dinë mirë dhe vet ata,prandaj bëjnë sikur ndajnë të njëjtat ide e janë të lumtur,por në fakt nëpermjet largësisë mbulojnë të vërtetën 'e dhimbshme' të kontradiktave dhe mospërputhjeve që kanë,para fëmijve dhe shoqërisë ku ata jetojnë.
Jo cift per tu marr shembull qenka. Po kjo ne londer ben jeten e saj ai atje ne Australi ben jeten e tij se kuptoj cfar bukurie ka ketu. Familja ishte e shejt,por ne kete lesh sistemi po shkaterrohet nga themelet ajo qe ishte ndertuar me shekuj. Sot shikon nga mosha 35 vjec e lart mbi 50% e ketij brezi te pa martuar dhe as kan mend te martohen.
Vetem familje nuk mund ta quash me. Te martuar po, mund ti quash. Jane bere si politikanet dhe biznesmenet ne Shqiperi, qe vet qendrojne dhe bejne pare ne vend, kurse grate dhe femijet i dergojne ne Angli, Amerike, apo Gjermani, per te ndertuar jeten atje, te shkollohen. Dhe femijet nuk vijne me mbrapa ne Shqiperi. Keta biznesmen dhe politikan, pa dyshim, formojne lidhje jashtamartesore me sekretaret, me studente, etc. Por vetem familje nuk mund ti quash me, dhe tju rroj leku se femijet i kan humbur, se grat i kan humbur, se dinjitetin e kan humbur. Por u eshte bere lekura sholl opinge dhe nuk kan as turp as nder.
A thua e njohin njeri tjetrin pas 18 muajve kur takohen? Ka rrezik te dy palet t'a ngaterrojne njeri tjetrin me ndonje nga hypesit apo hypeset e rradhes gjate ketyre 18 muajve.