
Qyteti poliedrik i Shkodrës ka mirëpritur për herë të katërt festivalinmuzikor të San Fest-it. Me kontributin dhe mbështetjen e One Albania, eventi bëri bashkë qytetarë dhe artdashës që shijuanmuzikën e artistëve vendas dhe të huaj.
Vera, deti, dhe tingujt e bandave të mirënjohura muzikore si Alban Nimani dhe All In Band, Dren Abazi & Zig Zag Orchesta, Peter Pan Quartet apo edhe DJ -ve si All Shadows, Secret 47, Lab Sadiku, Hektor Jubani garantuan një eksperiencë unike. Përtejmuzikës, atmosfera plot gjallëri u plotësua me argëtim përmessporteve ujore dhe zonave kreative.
Festivali i shkëmbimeve kulturore dhe artistike, i zhvilluar në Rrjolltë Velipojës, ofroi një përvojë të paharrueshme duke plotësuar shijetdhe preferencat e gjithë të pranishmëve.
“SanFest është një festival që gërsheton trashëgiminë e pasurartistike të Shkodrës dhe mjedisin e bukur natyror të Velipojës. One Albania, si partnere zyrtare e nismës së Ministrisë së Turizmit dheMjedisit “Albania All Senses”, gjithmonë kontribuon në iniciativatë tilla që përkrahin komunitetet lokale dhe turizmin vendas”, thaArta Mahila, drejtoreshë e departamentit të komunikimit tëmarketingut.
Eventi që e riktheu qytetin verior në kryeqendrën e kulturësshqiptare, me mbështetjen e bashkisë së Shkodrës, promovoinatyrën e bukur dhe vlerat kulturore, në një përvojëgjithëpërfshirëse.
One Albania, lider i telekomunikacionit në Shqipëri, është krenar qëmbështet nisma të ndryshme që synojnë rritjen e komunitetevelokale dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion kryesor përturizmin. Bashkëpunimi me SanFest, në kuadrin e partneritetitstrategjik me Ministrinë e Turizmit amplifikon vizionin e One Albania për të nxitur zhvillimin ekonomik përmes nismavekulturore dhe avancimeve teknologjike.
Lini një Përgjigje