Gazetari Elton Tozaj, i cili në ditët e fundit të vitit 2025 u dhunua barbarisht përgjatë autostradës Tiranë–Durrës nga persona ende të paidentifikuar, është përfshirë sërish në një incident shqetësues.
Mbrëmjen e kaluar, sipas raportimeve, persona të panjohur i kanë lyer derën e banesës me benzinë, një veprim që dyshohet se përbën një mesazh kërcënues ndaj tij.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Policia e Tiranës, e cila bën me dije se rreth orës 04:30, në rrugën “Haxhi Deliu”, pranë derës së apartamentit të gazetarit, është konstatuar një bidon me lëndë djegëse dhe një sasi e saj e përhapur në tokë.
“Në datën 29.01.2026, rreth orës 04:30, në rrugën ‘Haxhi Deliu’, në një pallat, pranë derës së banesës së shtetasit E. T., është konstatuar një bidon me lëndë të dyshuar djegëse (benzinë) dhe një sasi e kësaj lënde e përhapur në tokë. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Kujtojmë se Elton Tozaj është një figurë e njohur në media për deklaratat e tij të forta dhe shpeshherë akuzuese, veçanërisht në lidhje me personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar.
Këti i kruhet b*tha prandaj i ndodhin këto sepse hyn në jetën private atje ku nuk i takon.
Kudo ne bote nderhyet ne jeten private te politikaneve, aktoreve, sportisteve e me rradhe por nuk ju ve njeri tritol apo benzine ke shtepia
Vend pa shtet, pa ligje vetem banda dhe kriminele me pushtet....
mos e ka harruar vete aty pa "dashje"?
Shtet bananesh