Paralajmërimi i Bill Gates: Nipërit tanë mund të jetojnë në një botë shumë më të keqe

21 Dhjetor 2022, 11:38Lifestyle TEMA

Paralajmërimi i Bill Gates: Nipërit tanë mund të

Një nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates, ka paralajmëruar se “nipërit tanë do të rriten në një botë dramatikisht më të keqe” nëse ndryshimi i klimës “nuk rregullohet”. Ai gjithashtu theksoi atë që ai mendon se do të jetë gjëja më e vështirë për të bërë për njerëzimin, shkruan CNBC.

Ai shkroi se si do të jetë bota si rezultat i ndryshimeve klimatike në blogun e tij pasi zbuloi se do të bëhej gjysh.

“Kohët e fundit, fillova ta shikoja botën nga një këndvështrim i ri, kur vajza ime e madhe më dha lajmin e pabesueshëm se do të bëhem gjysh vitin e ardhshëm. Thjesht të shkruaj për t’u bërë gjysh vitin e ardhshëm më emocionon. Ky mendim i jep një të re dimensionit të veprimeve të mia. Kur mendoj për botën në të cilën do të lindin nipërit e mi, më shumë se kurrë më parë frymëzohem të ndihmoj fëmijët dhe nipërit e të gjithëve që të kenë mundësinë të mbijetojnë dhe të lulëzojnë”, ka thënë 67-vjeçari Gates, i cili është një nga themeluesit e kompanisë Microsoft.

Ndër të tjera Gates theksoi se në çfarë lloj bote do të jetojnë brezat e ardhshëm do të varet nga reagimi i liderëve botërorë ndaj ndryshimeve klimatike.

 “Zgjidhja për ndryshimin e klimës mund të përmblidhet në dy fjali: Ne duhet të eliminojmë emetimet globale të gazeve serrë deri në vitin 2050. Moti ekstrem tashmë po shkakton më shumë vuajtje dhe nëse nuk arrijmë në zero emetimet, nipërit tanë do të rriten në një botë dramatikisht më e keqe”, theksoi ai.

Sipas tij, arritja në zero e metimet do të jetë gjëja më e vështirë që njerëzit kanë bërë ndonjëherë.

3 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    vari hajdart o bill!! mo shko shumë larg!!afganët patën fatin,sipas meje,që të jetonin në demokraci!regjimin e talibanëve të mullaqe omarit jau hoqën amerikanët!por çfarë ndodhi!?ata,shumica vazhduan të mbëhstesnin ata që i shkelën me këmbë!!e kështu pas 20 vitesh u shkelën prapë me këmbë nga talibanët!! e njëjta gjë dhe me njeriun tru tharë,80% e popullsisë,që shikon vetëm momentin,shikon vetëm sekondën që jeton dhe aspak atë që vjen pasi ka bërë rrëmujë gjithçka!!vari trapin,se në një farë mënyre do jetojnë dhe nipërit tanë,si kemi jetuar ne e si kanë jetuar paraardhësit tanë!!jeta shkon gjithnjë përpara!barkas a duke fluturuar,varet nga njerzit!!

    Përgjigjjuni
    1. f
      fukaraji20

      Po i qake hallin Bill’ it qe eshte i shqetesuar…??!! Sic duket edhe ty ( anti25642654censurë) nuk te zinka gjumi…!???!!! Bill e ka siguruar jeten e familjes se tij por po shikon si t’a rrisi ate duke drejtuar investimet ne interes te xhepit te tij….

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        nga mëndja fukara paraja nuk ka vlerë pa pasur mundësi ta përdorësh!!paranë e njohin dhe e përdorin vetëm njerzit,e pa njerëz billi nuk ka asnjë vlerë,edhe sikur të ketë tërë para në e botës!! idiot,lexoje dhe një herë atë që kam shkruar dhe ndoshta do ti biesh në fije,po nuk i re!? VK se qeke komplet koqe!!hajvan billi është kapitalisht dhe do shohë interesin e tij,ashtu si dhe ti e unë!!përse habitesh kaq shumë!! ps:mo e fut në kllapa pseudonimin tim,por përdore si emërtim për personin me të cilin replikon,dhe mbi të gjitha kur të replikosh me dikë,bëj një klik tek "Përgjigjuni" dhe kuptohet direkt se me kë replikon! o fukara nga trutë!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje