Paralajmërimi i fortë i shkencëtarit: Vera më e freskët për sa jetë ju ka ngelur

18 Korrik 2023, 22:10Lifestyle TEMA

Paralajmërimi i fortë i shkencëtarit: Vera më e freskët

Një shkencëtar i NASA-s ka paralajmëruar se kjo verë “do të jetë më e freskëta” nga çfarë do të përjetojmë për pjesën tjetër të jetës, pasi valët e të nxehtit vazhdojnë të shkatërrojnë Evropën dhe SHBA-në, ndërsa përmbytjet, musonët dhe tajfonët godasin Azinë.

“Shumica e njerëzve ende nuk e dinë se në çfarë rreziku janë”, tha Peter Kalmus në Twitter.

“Kjo do të jetë vera më e freskët për sa jetë ju ka ngelur, dhe kjo nuk duhet të jetë vetëm një meme. Në fakt është e tmerrshme,” – shtoi ai.

Kalmus bëri thirrje që përdorimi i lëndëve djegëse fosile të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, përpara se të sqaronte në një postim të mëvonshëm se “do të ketë gjithmonë ndryshime rajonale dhe ndërvjetore, por në një kuptim mesatar, tendencat e nxehtësisë nënkuptojnë se kjo do të jetë vera më e freskët për një kohë të gjatë”.

Ai tha gjithashtu se nëse bota dhe shoqëria “kalojnë në modalitetin e emergjencës klimatike”, do të ishte e mundur që planeti të fillonte të ftohet deri në fund të shekullit.

5 Komente

  1. P
    Poshte diktatura

    Veren tjeter do ta quajme Celiku i Partise. Ops "Vullkani" eshte me mire. Ne vere ben nxehte dhe ne dimer ftohte. Greta na tha para 5 vjetesh qe njerezimi sot nuk do te ekzistonte. Al Gore ne 2006 tha se per 5 vjete nuk do kete me akull dhe do permbyten te gjitha qytet bregdetare P.S. Obama bleu shtepi buze oqeanit ku edhe banon. Sikur Bill Gates, Zuckerberg etj etj. Shikoni cka bejne bllokmenet e ardhshem jo cfare thone, o milet

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dashnorja e Fundit

      Shko mor plere zhduku. Cdo gje doni me vjedh e krijoni sensacion. Ju jeni per tu fut ne burg te gjithe. Keto jane cikle djellore, dhe pjesa tjeter eshte njeriu qe eshte bo si loqe dhe esht mesu me kondicioner gjith kohes e ka betonizu ne cdo cep duke u perqendru neper qytete. Kur ishte ne fshat rrinte rehat ne hije por ju montra te qelbur doni prona, doni ndertime, doni konsolidime, doni ti shkaterroni ushqimet, shkurt doni me vjedh e me na robru. Ik pirdhu ti dhe kto ka*lliqet e tua.

      Përgjigjjuni
      1. A
        AI

        Ky for jete nga ata te financuar nga Billi e Sortos....

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kapedani

          Kujt i thua se ,ne nuk ndryshojme me menyren e jeteses dhe do vij nje dite qe jeta do behet shume e veshtire.Shtresat e varfera te popullsise jane te parât qe do e ndjejne kete ndryshim klimatik.Shkencetaret kane kohe qe flasin po pak e degjojne.Me kujtohet Trump qe gjeja e pare sapo erdhi ne fuqi hapi minierat e qymyrit vetem per te ulur pak numrin e te papuneve ,dhe ishte nga ata qe nuk e besonte qe aktiviteti njeriut po sillte kete ndryshim klimatik.Me kujtohet kur beri nje i ftohte i jashtezakonshem ne nje pjese te amerikes dhe trapi Trump tha: ju thashe qe do te ftohet .Nje tjeter ndjekes dhe admirues i Trump-it presidenti Brazilit qe shkaterroj Amazonen .Shkencetari ka te drejte por mendoj qe edhe pa qene shkencetar shikohet qe Toka po nxehet.

          Përgjigjjuni
          1. X
            X

            Po me vrymen e Ozonit cu bo mor aman Une kam degjuar qe eshte duke u hartuar drafti per hartimin e ligjit qe I hap rruge ndalimit te pjerdhjes ne nature I cili sic duhet permban Gaz metan I cili sic dihet eshte gjer efektin e gazit serre ne atmosphere

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje