Pas një rrugëtimi të vështirë, Parashqevi Simaku bëhet me shtëpi të re

11 Shkurt 2025, 13:37Lifestyle TEMA
Pas një rrugëtimi të vështirë, Parashqevi Simaku

“Përshëndetje nga shtëpia e re e Parashqevi Simakut dhe Ina Simaku, që ka ardhur sot nga Franca….”, nis kështu një video në Instagram e Elton Ilirjanit, i cili na informoi se këngëtarja e njohur është bërë me shtëpi të re.

Eltoni: Si ndihesh Parashqevi tek shtëpia e re, që sapo hyre sot, me Inën?

Parashqevia: Sapo luajtëm këngën e Flamur Shehut “Gëzimi i shtëpisë së re”. Por gëzimim më të madh e kam që më ka ardhur mbesa, Ina. Që e vogël ka qenë një mrekulli për famljen tonë, Simaku. Nënën e ka nga Elbasani, babai është vëllai im i madh, Arben Simaku, që është kuzhinier në Shqipëri dhe ajo punon recepsioniste në Francë.

Eltoni: Bukurirat! Jeni shumë të bukura të dyja, sa të ngjashme jeni! Më bëhet shumë qejfi që rrugëtimi ynë, se po flas unë tani…Jam i kënaqur që ia arritëm kësaj dite: Parashqevia është shumë mirë. Siç e shihni, është e lumtur, e qeshur, e rikthyer totalisht në jetë, së bashku me Inën. Tani do kalojmë disa ditë të bukura, besoj nja dy javë. Dua të falenderoj Elvirën, veten nuk po e përfshij. Të gjithë ata që na ndihmuan. Një vit shtëpia është e paguar.

Parashqevia: Është si një hotel me 10 yje, jo me 5.
Eltoni: Me shumë dashuri, mbi të gjitha.
Parashqevia: Na duket vetja sikur jemi në një hotel madheshtor

Në një tjetër video, Elton Ilirjani shpreh pakënaqësinë e tij ndaj biznesmenëve shqiptarë, të cilët premtuan shumë dhe nuk bënë asgjë:

“Premtime, premtime, premtime, shumë biznesmenë, që mbahen si të fuqishëm, dolën me deklarata në dhjetor: ‘Do t’i bëjmë këtë, atë…asgjë nuk bën, zero me bisht... tha Ilirjani.

 

 

 

6 Komente

  1. t
    tim

    Uau, Parashqevia meriton shume me teper, nje shteti disa kateshe, nje oborr te bukur, nje Spa me masazh, nja dy qen te medhenj qe ta ruajne nga magjia, dy mace, nje kinema, nje fushe tenisi, nje bodiguard zezak te fuqishem, nje sherbetore etj vogelsira te tilla, se na ka kenaqur me ato tre kenget e saj ne kohen e erret te diktatures kur ajo bente drite. Na e rrofsh Parashqevi.

    Përgjigjjuni
    1. m
      mirel

      Nje vit kalon shpejte, po pastaj? Parashqevia boll e shqevi para e prapa figuren e saj neper port-hale, le ti kthehet punes e ta perballoi jeten vete si gjithe shqiptaret e tjere qe kane emigruar per nje jete me te mire. KAQ.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hani

        Me mire sinParashqevia ne metro se Eama,Saliu apo Erioni ,Fatosi ne kryeqytet

        Përgjigjjuni
        1. A
          A

          Perse kjo urrejtje? Perse talleni me fatkeqesine e tjetrit? Heshtja ju nderon me shume . Populli thote: “Bota eshte me rrota”!

          Përgjigjjuni
          1. A
            A

            Perse kjo urrejtje? Perse talleni me fatkeqesine e tjetrit? Heshtja ju nderon me shume . Populli thote: “Bota eshte me rrota”!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lekondi

              PA DYSHIM MIRENJOHJE NGA TE GJITH PER NJERIUN E MIRE ELTON ILIRIANI. TE GJITHA DO I SHPERBLEHEN, ME SHENDET TE MIRE E KUJDSJE NE RREZIQE. ZOTI KA NJE LIGJ PER KEDO. ATO QE BEN PER TE TJERET, ATO DO BEJE ZOTI EDHE PER ATE.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje