
Polemikat mbi performancën e Shqipërisë këtë vit në Eurovizion kanë qenë të shumta, duke e konsideruar atë si tepër provokuese dhe jashtë nivelit që ka formati. Një nga arsyet pse Ronela Hajati nuk u pëlqye është koreografia.
Së fundmi dhe koreografia Klaudia Pepa, ka folur pas pjesëmarrjes në Eurovizion. Koreografinë e krijuar prej saj, ajo e konsideroi energjike, sensuale dhe një bombë. Por si duket të shumtë janë ata që nuk mendojnë njësoj, duke kritikuar koreografen dhe Ronelën në rrjetet sociale.
E pyetur se pse u zgjodh pikërisht ajo koreografi, balerinës u përgjigj se kjo ka qenë kërkesë e Ronelës. “Zgjedhja nis nga kërkesat e Ronelës si këngëtare dhe unë, si koreografe, kam mësuar kërkesat e saj. Kjo është detyra jonë. Koreografia është energjike, është sensuale dhe është një bombë. Për mua është kështu.” – u shpreh Klaudia.
Ndërsa si përgjigje ndaj kritikave dhe sulmeve të shumta online ajo tha: “Atyre do u themi ‘të mblidhemi të gjithë dhe t’i vendosim në një levë dhe të bëjmë një ‘plié’ ose një ‘fondu’ (lëvizje që përshkruan ulje të ngadaltë të trupit, duke përkulur gjunjët) që t’i zbusim të gjithë”.
Klaudia ka folur dhe për zhgënjimin që ndjeu nga Italia, e cila nuk i dha Shqipërisë asnjë pikë: “Pak po, është e vërtetë. Zero pikë është pak fyese për çdokënd, por që nuk është në dorën tonë si individë, nuk na takon ne…” – tha Klaudia.
Eshte e çuditshme me artistet shqiptare,pasi performojne dhe nuk pelqehet,vlersohet puna e tyre,fillojne e vlersojne vete duke thenë si eshte gjeja me e bukur ne bote,ku nderkohe ajo nuk vlersohet hiç.Edhe kjo trendelina, keshtu thote,por pike niks.
Italia te dha Zero pike, se per zero ishit ju , me ate kenge skandaloze
shume koreografie e dobet dhe banale.
vec banalitetit trans-seksual . s'kishte asgje per te shenuar dhe ishte thjeshte nji fyrje qe Ata qe cojne ne Festivale te tilla karikatura te kenges , i ben emrit te Shqiperise ne Eurovizion edhe vet shqiptareve ,te cilen nuk i meritojne kto poshterime . -- E gjith performanca ishte nji Flop, degradues . Eshte skandaloze te mendosh se po impresionojme Europen me nji art Striptizmi Banal ,sepse per Kenge as qe bohej llaf aty . Koregrafia ishte nji Lajthitje Karrnavalesh asgje me shume .
Asgje te bukur,kot fare ,fare.....
Si njera dhe tjetra baxhella jane.. Turpin me te madh e ka juria me gomarin Agim Doci qe i dhane cmimin e pare... .