Pasi Trump doli në gjyq, emri i yllit pornografik u kontrollua 650,000 herë në internet

5 Prill 2023, 21:40Lifestyle TEMA

Pasi Trump doli në gjyq, emri i yllit pornografik u kontrollua 650,000

E marta ishte një ditë e madhe për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels, pasi fansat kërkuan në uebsajtin pornografik më shumë se 650,000 herë për emrin e saj.

Natyrisht, kjo ishte e njëjta ditë kur ish-presidenti amerikan Donald Trump u paraqit në gjykatë me akuzën se ai dyshohet se i kishte dhënë para Daniels në vitin 2016 për të blerë heshtjen e saj për aferën që kishte me të, raporton “Business Insider”.

Trump ka mohuar si aferën ashtu edhe pretendimet për paratë e paguara.

Rasti, megjithatë, tërhoqi vëmendjen te Daniels dhe i kujtoi një numri të madh përdoruesish të uebsajtit pornografik punën e saj.

Të dhënat e postuara në faqen e internetit treguan se ndërsa u publikuan lajmet për Trump, kërkimet për “Stormy Daniels” u rritën, duke arritur kulmin në 631,254 të premten e kaluar.

Popullariteti i saj u rrit edhe më shumë në ditën kur Trump u shfaq në gjykatë, duke arritur një rekord prej 662,319 shikimesh.

2 Komente

  1. S
    Suksese te metejshme

    Unë thomë ta bajmë presidente kët kocen...

    Përgjigjjuni
    1. l
      lypsi23

      Ua... cfare lajmi ..!!!!! Tani kjo buce mund te kandidatoje per ndonje pozite te larte per shkak te "popullaritetit" qe ka ...ha ...ha.........

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje