Perandoria luksoze e CR7; nga vilat në Detin e Kuq te supermakinat e ëndrrave

2 Janar 2026, 12:09Lifestyle TEMA
Perandoria luksoze e CR7; nga vilat në Detin e Kuq te supermakinat e

Cristiano Ronaldo, përveç karrierës legjendare në fushën e blertë, ka ndërtuar një perandori luksi dhe investimesh. Së fundi ai bleu dy vila në ishullin “Nujuma”, në Arabinë Saudite, për rreth 8 milionë euro, një vend ekskluziv vetëm për milionerë.

Në Madeira ka një vilë mbi 7 milionë euro me fushë futbolli private, pishina dhe ‘jacuzzi’. Në Spanjë mban rezidencën në Marbella, brenda kompleksit ‘La Resina Golf’, ndërsa në Portugali bleu një vilë trekatëshe mbi 2.700 m² në ‘Quinta da Marinha’, me pamje nga Atlantiku dhe garazh për 20 makina, për të cilën shpenzoi mbi 11 milionë euro, plus rinovime sipas shijes së Georgina Rodríguez.

Garazhi i tij është i jashtëzakonshëm: Bugatti Centodieci, Veyron, Chiron; Rolls-Royce Cullinan; Bentley Flying Spur; Ferrari F12 Tdf, LaFerrari, Monza SP2 dhe Lamborghini. Shto këtu koleksionin e orëve të shtrenjta (Franck Muller, Rolex Daytona, GMT Master “Ice”) dhe investimet në restorante si ‘Tatel’ dhe ‘Zela’, duke e bërë suksesin sportiv stil jetese pa kompromis.

2 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

    ky eshte degjenerimi i shoqerise se sotme perendimore, nje injorant qe ka bere vetem 8 klase shkolle disponon kete pasuri ndersa kirurge, kardiologe vrapojne cdo dite per te pasur nje page mujore 10000 euro

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mendim

      Muç te drejte ke, po njerzit tek ky e Kane mendjen per nate, ndersa tek doktori vetem kur ju dhem suma. Ndaj e kjo bote eshte bere lesh e li.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje