
Një shishe verë Musigny Domaine Leroy e vitit 2008 u shit ditët e fundit për 67,375 euro nga shtëpia e ankandeve fiorentine Pandolfini. Çmimi vendosi rekordin kombëtar për një shishe verë 75 cl, shpjegon shtëpia e ankandeve.
Ankandi me 573 lote verërash franceze dhe italiane, u zhvillua më 27 dhe 28 prill, duke shënuar një fitim total prej 1,485,785 euro.
Ndër shitjet më të mira të shisheve italiane ishte një magnum Sassicaia Tenuta San Guido e vitit 1985 për 9,188 euro, një shishe Barolo Monfortino Riserva Giacomo Conterno nga viti 1945 u shit për 1,225 euro.
Lini një Përgjigje