Peshku “alien” po pushton Detin Adriatik – Studiuesit në alarm për rrezikshmërinë

18 Prill 2025, 10:59Lifestyle TEMA
Peshku “alien” po pushton Detin Adriatik – Studiuesit në

Një kërcënim i ri po përhapet me shpejtësi në ujërat e Mesdheut: peshku “Lagocephalus sceleratus”, një specie jashtëzakonisht toksike dhe pushtuese, po zgjerohet drejt brigjeve të Italisë, Shqipërisë e Kroacisë. Origjina e tij është nga Oqeani Indian, por ka hyrë në Mesdhe përmes Kanalit të Suezit, përmes një fenomeni të njohur si “migrimi lessepsian”.

Kohët e fundit, ky peshk është parë në pjesën veriore të Detit Adriatik, në një përhapje më të gjerë se kurrë më parë. Ai tashmë përbën një rrezik serioz për ekosistemin detar dhe për shëndetin e njeriut. Arsyet? Ky peshk përmban tetrodotoksinë – një neurotoksinë që është 100 herë më vdekjeprurëse se cianuri dhe për të cilën nuk ka antidot. Vetëm disa miligramë janë të mjaftueshme për të shkaktuar paralizë, ndalim të frymëmarrjes dhe vdekje.

Në Evropë, konsumimi i këtij peshku është rreptësisht i ndaluar. Në Japoni, një specie e ngjashme e njohur si "fugu" përgatitet vetëm nga kuzhinierë të trajnuar, por edhe atje rreziku mbetet i lartë. Në rastin e peshkut të argjendtë, siç edhe ai njihet, përmbajtja e toksinës është aq e lartë sa përpunimi i sigurt është pothuajse i pamundur.

Përveç rrezikut për njerëzit, ky peshk po kërcënon edhe biodiversitetin e Mesdheut. Ai është një grabitqar agresiv që ushqehet me molusqe dhe peshq të vegjël, duke dëmtuar popullatat vendase. Me një ritëm të lartë riprodhimi dhe mungesë grabitqarësh natyralë, ai po përhapet pa kontroll. Peshkatarët gjithashtu po përballen me dëme në rrjeta dhe mjetet e tyre të peshkimit.

Në disa vende si Greqia, Turqia dhe Qiproja, autoritetet kanë nisur të shpërblejnë peshkatarët që kapin këtë specie. Edhe në Spanjë dhe Itali janë ndërmarrë masa: nga përfshirja në listat e specieve invazive deri te fushatat e informimit publik.

Shkencëtarët paralajmërojnë se, për shkak të ndryshimeve klimatike dhe rritjes së temperaturave në Mesdhe, kjo specie mund të jetë tashmë një pjesë e qëndrueshme e ekosistemit. 

7 Komente

  1. ?
    ?

    Edhe këta Saliu i ka lëshuar ne det ..

    Përgjigjjuni
    1. !
      !!!!!

      ?,,nuk Ka nevoje ta hedhi Saliu,,Saliu eshte vete nje peshk i tille,,,prandaj ne 11 Maj do ta zhdukim kete specie qe helmon e shkaterron kudo ku shkon,,,

      Përgjigjjuni
    2. P
      Populli

      Saliu ish nje nga keta por doli ne toke me te njejtim mision

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        pasi u klonua ne Beograd

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sali lessepsianus

        Është e vërtetë, more vëllezër, që "salius brischus" është migracius lessepsianus-i më i rrezikshëm si specie toksike me rrezikshmëri të lartë për jetën e komunitetit, që ai "udhëheq". Ai është verbues, helmues, ndotës dhe një lubi e pangopshme, që ha cilindo, që tenton të dalë mbi të dhe kundër tij...

        Përgjigjjuni
        1. s
          salius brischus

          fantastik jeni ju shqiptaret me batuta.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardan

            Ca u beri Saliu morepelehera

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje