Propozimi i veçantë i Sean Penn për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

2 Prill 2022, 21:51Lifestyle TEMA

Propozimi i veçantë i Sean Penn për t’i dhënë

Aktori dhe regjisori amerikan, Sean Penn, ka bërë propozimin e tij të veçantë që pushtimi rus në Ukrainë të marrë fund.

Penn ka deklaruar në llogarinë e tij personale në Twitter se “një miliarder mund t’i japë fund kësaj lufte në Ukrainë”, pasi ky miliarder mund të investojë në blerjen e avionëve luftarakë dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore për t’ia dhënë Ukrainës.

Konkretisht, ajo që propozon Sean Penn është blerja e “dy skuadroneve F-15 ose 16 (që do të thotë 12 avionë me teknologji më të mirë se MiG rusë) për aviatorët ukrainas”.

Sipas yllit të Hollivudit, një miliarderi ky investim do t’i kushtonte “afërsisht 300 milionë dollarë”.

Penn thekson gjithashtu se me “200 milionë dollarë të tjerë në mbrojtjen raketore” dhe me “disa shpenzime të shtuara për armë dhe mirëmbajtje, lufta mund të përfundojë”.

Vetëm një orë para këtij mesazhi të aktorit, Forcat Ajrore të Ukrainës përdorën gjithashtu llogarinë e saj zyrtare në Twitter për të njoftuar se atyre u duheshin avionë amerikanë F-15 ose F-16 për të “arritur fitoren”.

9 Komente

  1. T
    Two pasport

    Po ky Trapi, cfare pati. Ka ngelur Amerika, kaq keq ,sa Ti japi “ mend”, ky aktori. Lufta ne Ukraine , po I nxjerr ne “ shesh te mejdanit” , te ashtuquajturit “ patriote “ dhe “ clirimtare” te Botes. Nje nga keta eshte dhe ky, Penny.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      Ndersa une nuk e kuptoj si ty. Problemi nuk qendron se ka ngelur keq Amerika por qe mos perzihet Amerika ne konflikt del dikush si person dhe investon. P.sh. ne kemi plot te tille. Kemi Sali Berishen apo Agush Meten. Kete te fundit e pash jo me larg se dje ne nje event qe u organzua ne presidence per femijet Autik ku Agushi beri thirrje per me shume mbeshtetje per keta fatkeq gje te cilen mund ta kishte bere vete i pari si organizator i eeventit duke dhene shembullin personal dhe duke hequr nje qime te vogel nga bytha e tij per te suportuar keta femije Autik. Te njejten gje duhet ta beje edhe me avionet qe kerkon Ukraina dhe ky eshte rasti me i mire per ti shpetuar burgut.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na mbyten injorantet

        Ky aktori qe thua ti, ka tere jeten qe ndihmon te varferit ne te gjithe boten, ne vecanti ne Afrike dhe Haiti. Eshte ambasador nderi i UNO-s. Ka shpenzuar 80 % te pasurise se tij per bamiresi.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Teo

        Po o shoku po, kujton se eshte si film. Ti ve avion etj ne dispozicion e KY milarderi hedh dollaret. Kur ti hedh ndonje NGA ato Bombat rusi e ta shkretoj Ter boten,cti besh pastaj? Ah po harrova F16 do na shpetoj... Te ish aq e thjeshte e kishin bere si plan ustallaret,s prisnin per Ty. Gjithe.keta "VIP" hollivudit me se fundmi Jane bere eksperte ne politike,ne vaksina,ne teori racore dhe mundesisht te drejtat per homoseksualet e transgender. Dhe me e forta esht SE se kane idene se c thone,vec lexojne ci vene perpara.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

          Penn ka eksperience eshte nga ata "burra" qe mori ne interviste El Chapon dhe e denoncoj tek CIA vendodhjen e tij, te cilet bene te mundur arrestimin.

          Përgjigjjuni
          1. G
            GREY WOLF

            Keta jane aeroplane luftarak me teknollogjine e fundit, nese bien ne duart e Ruseve ju vidhet teknollogjia. Nuk behet.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Buda

              Sean Penn si artist duhej te propozonte zgjidhen e problemeve ruso-ukrainase me REFERENDUME POPULLORE

              Përgjigjjuni
              1. 1
                1917

                Ky Sean Penn sikur eshte nga nje mehalle me Zelinsky,Abramovitz,Michael Douglas,Sharon Stone apo jo?

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Columbia Pictures

                  Po takoi patriotin e vet ore Joaquin Guzman se si mbiemer s'duket si Latin senior.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje