Christian Bale ka treguar se përkushtimi i tij ekstrem ndaj rolit të Dick Cheney-t në “Vice” (2018) pati një pasojë të pazakontë: në mënyrë të tërthortë, i shpëtoi jetën regjisorit Adam McKay.
Gjatë përgatitjes për personazhin, Bale studioi me imtësi jetën e ish-zëvendëspresidentit amerikan, përfshirë edhe historinë e tij mjekësore dhe sulmet e shumta në zemër.
Kjo e çoi në biseda të detajuara në set rreth asaj se si shfaqen simptomat e një infarkti, biseda që McKay thotë se i mbeti në mendje.
Në një intervistë për Deadline, Adam McKay pranoi se gjatë xhirimeve ishte në gjendje të dobët fizike: kishte mbipeshë, pinte shumë duhan dhe nuk po i kushtonte rëndësi shëndetit, edhe pse mjekët e kishin paralajmëruar.
Pas përfundimit të filmit ai vendosi të ndryshonte stilin e jetesës dhe angazhoi një trajner për të nisur stërvitjet.
Mirëpo, gjatë një prej stërvitjeve të para, McKay ndjeu shenja shqetësuese: filloi t’i mpiheshin duart dhe kishte të përziera të forta, të shoqëruara me një ndjesi të rëndë në stomak.
Ai tha se gjithmonë kishte besuar se infarkti njihet kryesisht nga dhimbja në gjoks ose dhimbja në krah, por në atë moment iu rikthye në mendje një detaj nga seti.
Sipas tij, kur po xhironin një skenë ku personazhi i Cheney-t pësonte sulm në zemër, McKay i kishte sugjeruar Bale-it një interpretim 'klasik' – me dhimbje në gjoks dhe në krah.
Bale e kishte korrigjuar, duke i thënë se në shumë raste simptomat mund të jenë ndryshe dhe më të zakonshme janë të përzierat e forta dhe dhimbjet e barkut.
Ky regjisor sot do ishte ushqim per krimbat po te mos ish profesionalizmi I larte I dr pr Berishes qe ja hoqi vdekjes nga thonjte trupin e regjisorit
Une do te kisha nje sugjerim tjeter ( gjithmone ne forme keshille, nuk urdher por quhet sugjerim), ne Gose te Lushnjes qe po ta studiosh nga ana bujqesore, mund ta quash Ishulli i Goses ose i gjethe Senes. Gjethet e Senes jane bime mjekesore kunder kapsllekut kronik. Ne momentin qe ndjen bosyllek ne stomak, mund te pini nue caj me gjethe sene. Ju ben mire per kapsllekun, por ka nje te mete te ben te varur....
I dashur "five"! Fshati, apo me mire qyteza GOSE, eshte ne qarkun e Tiranes dhe varet nga bashkia Rrogozhine, nuk eshte e Lushnjes. Per te tjerat je ne rregull.