
Një grup shkencëtarësh ka caktuar vitin e zhdukjes së arit: 2050. Ky është përfundimi i Qendrës për Kërkime Ekologjike dhe Aplikime Pyjore të Universitetit Autonom të Barcelonës (CREAF-UAB) dhe Këshillit të Lartë për Kërkime Shkencore (CSIC). Ata kanë publikuar një studim në të cilin reflektojnë se gjatë shekullit të kaluar, nxjerrja e mineraleve të rralla është dyfishuar, gjë që mund të përfshijë rreziqe mjedisore, ekonomike, sociale dhe gjeopolitike.
Punimi, i cili është botuar nga revista “Trends in Ecology and Evolution”, thekson se 70% e elementeve të tabelës periodike që nevojiten për të “ndërtuar botën njerëzore” nuk gjenden më në biomasë. Bëhet fjalë për elementet e përdorura në prodhimin e produkteve sanitare, hekurudhave, aeroplanëve ose telefonave inteligjentë.
“Ka mungesë elementesh pasi në vitet 1900, njerëzit kaluan nga përdorimi i materialeve të zakonshme si balta, guri ose gëlqerja, të cilat riciklohen vazhdimisht në natyrë dhe në atmosferë, në përdorimin e shumë elementeve të tjera, veçanërisht atyre të njohura si materiale të rralla”, tha Jordi Santas, një prej autorëve të studimit, për “EFE”.
“Po shkojmë në një situatë ku 80% e elementeve që përdorim janë nga burime jobiologjike”, paralajmërojnë shkencëtarët.
Në këtë kuptim, një tjetër nga autorët e punimit, profesori Jaume Terradas, ka theksuar se “duhet një përdorim më racional i burimeve të kufizuara të Tokës”.
Nxjerrja e elementeve si ari, bakri apo silikoni është rritur shumë në shekullin XX për shkak të zhvillimit dhe përdorimit të teknologjive të reja. Rritja vjetore e procesit të konsumit dhe nxjerrjes është rreth 3% dhe një prej autorëve të tjerë të studimit, Josep Peñuelas, nënvizon se “rezervat e disa prej këtyre elementeve të mbarojnë në vitin 2050, në rastin e arit dhe në vitin 2100 në rastin e zinkut”.
shkrim fantastik!! sidomos në rubrikën ku është futur,"life style"!!përdorimi i fjalës "biollogjik" për arin,fantastik!!më parë "stram arsimi",na i kishte futur në kimi për ta shtudjuar,tashti me rritjen e nivelit arsimor do fillojmë ta studiojmë në biologji!!nga element i tabelës së mendelejevit qënka këthyer në një specje kafshe a bime!! merë ne që paskemi cof para se të na mbarojë ari!!nga mëndja,mos ma merrni për keq!!për të vegjetuar do të vegjetojmë gjatë!!
Gazetare, qe ose nuk dijne te perkthejne, ose shkencetaret ja futin kot: asgje nuk zhduket por transformohet. Do te zhduket ari!!!??? Po ti o Mero, si gjeolog, pse i lejon keta gazetare idiote te zhdukin arin.