“Shkojnë në koncert të zhveshura dhe bëjnë twerk", këngëtarja shqiptare dha një mesazh për koleget e saj

1 Gusht 2022, 13:21Lifestyle TEMA

“Shkojnë në koncert të zhveshura dhe bëjnë

Greta Koçi është tanimë prej vitesh këngëtare në tregun tonë muzikor, teksa nuk ngurron të eksperimentojë me zhanret muzikore.

Duket se në daljet e këngëtareve tona nuk dëgjohet vetëm muzika, por vëmendje të madhe tërheq edhe ‘look-u’ i tyre. Sic ka ndodhur së fundi me Gretën, së cilës i ka ardhur një mesazh nga një ndjekës që e komplimenton për veshjen e saj.

"Veshja shumë mirë se kohët e fundit s’po dihet a shkojnë të dëgjojnë muzikë të mirë apo të shohin këngëtare të zhveshura deri në maksimum duke bërë twerk", i shkruan një ndjekëse Gretës kurse këngëtarja e falenderon.

“Akoma s’kam parë një këngëtare që shkon kaq e thjeshtë në koncertin e saj po lyhen e stërlyhen gati lakuriq. Shumë respekte, më habite shumë", i shkruan një tjetër Gretës.

"Kam qindra mesazhe të tilla sot", tregon Greta.

 

Lini një Përgjigje