
Edhe pse jo si më parë, sërish Shqipëria vijon të jetë një nga shtetet me numrin më të lartë të bar-kafeneve në raport me popullsinë.
Të dhënat e Eurostat-it që përkojnë me të INSTAT-it, bënë të ditur se në vitin 2020 në Shqipëri kishte 15 mijë e 577 subjekte që ushtronin aktivitet në “Shërbimin e pijeve dhe ushqimeve”. Në raport me popullsinë, vendi ka 547 bar-restorante për 100 mijë banorë.
Sipas të dhënave të Eurostat-it për numrin e subjekteve në aktivitetin e “Shërbimit të ushqimeve dhe pijeve” e popullsitë përkatëse, të përpunuara nga Monitor, Portugalia është e para në Europë për numrin e lartë të bareve e restoranteve në raport me popullsinë.
-Në Portugali ka gjithsej rreth 74 mijë bare për një popullsi prej 10.3 milion banorësh ose 718 bare për 100 mijë banorë.
-E dyta është Greqia, që e ka këtë tregues 709.
-Në Shqipëri ka më shumë bare e restorante edhe në krahasim me vende që janë destinacione të njohura turistike, si Spanja (535) apo Italia (451).
-Listën e vijojnë Çekia (450), Qipro (428), Kroacia (425). Në raport me mesataren e Bashkimit Europian (332), në Shqipëri ka gati dy herë më shumë bare e restorante.
-Në Gjermani e vendet nordike duhet të “lodheni” pak për të gjetur një bar, apo restorant, pasi ka më pak se 200 të tilla për 100 mijë banorë.
Rajoni mban “rekordin” nga fundi
Nëse shkoni në vendet e tjera të rajonit ka shumë pak shanse që të gjeni kaq shumë bare sa në Shqipëri, sidomos në Serbi. Sipas Eurostat-it, në Serbi ka vetëm 2 mijë e 764 bare ose vetëm 40 subjekte të tilla për 100 mijë banorë, shifra më e ulët në Europë. Në Maqedoninë e Veriut, treguesi është 199.5, në Bosnjë 207 ndërsa mungojnë të dhënat për Malin e Zi dhe Kosovën.
Shpenzojmë 400 milion euro në vit
Më herët, të tjera të dhënë të INSTAT-it bënë të ditura se qarkullimi vjetor i bareve dhe restoranteve më 2021-shin në vend ishte 47.2 miliardë lekë ose rreth 400 milion euro, që konsumatorët vendas apo dhe turistët e huaj kanë shpenzuar për të konsumuar në bare e restorante.
Në krahasim me 2020-ën, të ardhurat e këtij aktiviteti u rritën me 17%, por mbetën 9% më të ulëta sesa para pandemisë. Të dhënat tregojnë se deri në vitin 2019 shpenzimet në bare e restorante ishin rritur me shpejtësi, duke kulmuar në 52 miliardë lekë (430 milionë euro) më 2019-ën.
Jo vetëm shpenzimet e qytetarëve për bare e restorante janë ulur.
Biznesi i bareve nuk duket më aq tërheqës
Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se numri i ndërmarrjeve që veprojnë në akomodimin ushqimor është ulur vazhdimisht që nga viti 2016, kur arriti në gati 19 mijë. Në atë periudhë, Shqipëria renditej ndër të parat në Europë për numrin e lartë të bareve, në raport me popullsinë.
Edhe ketu, fajin e ka Serbia qe ka numerin me te ulet te kafeneve ne Evrope. Pra,,ka shume e shume here me pak pordhiote kafenesh,, per kete né si gjithmone, e veme poshte ate por edhe ndonje superfuqi tjeter te kontinentit..
Shqiperia duhet te jete e para ne bote per numrin e farmacive ku dhe cmimet jane teper te larta, te vetmet biznese fitim prurese jane kafenete, dyqanet e celulareve dhe te syzeve.
Kjo dukuri dëshmon dy gjëra. Së pari: se shqiptarët kanë para. E dyta se shqiptarët janë një popull dembel dhe llafazan. Ndryshe do të donja të dinja se sa biblioteka ka në Shqipëri dhe si është frekuentimi i tyre?! Është shumë më lehtë të rrish në kafe, të bësh politikë të madhe dhe të shash qeverinë nga mëngjezi në darkë. Se sa të lodhesh duke studiuar në bibliotekë. E përse duhet biblioteka kur mund të pajisesh me Master pa hapur asnjë libër apo fletore?! Bravo shqiptarët!
Nqs ehte llogaritur per numer popullsie ne jemi ne vende te pare, sepse llogaria eshte bere me popullsi mbi 3.000.000 banore, por aktualisht nuk jane me shume se 2.500.000 banore. Pjesa tjeter eshte ne emigracion gje qe INSTAT nuk ka te thena te sakta. Fanare ndricues buze adriatikut.