Shtëpia ku ka kaluar fëmijërinë Papa Leo XIV është nxjerrë në ankand me çmim fillestar 250,000 dollarë, pas një vale të madhe interesi që pasoi emërimin e tij si papë.
Prona ndodhet në Dolton, Illinois, rreth 32 kilometra nga qendra e Çikagos. Me tre dhoma gjumi, shtëpia ishte listuar për shitje në janar për 219,000 dollarë, por u tërhoq nga tregu më 8 maj, menjëherë pasi Kardinali Robert Francis Prevost u shpall Papë.
“Para se të emërohej papë, ishte një shtëpi. Tani është shumë më tepër,” u shpreh Misha Haghani nga kompania Paramount Realty, që po menaxhon ankandin.
Papa Leo XIV ka jetuar në këtë banesë gjatë fëmijërisë dhe ka ndërtuar lidhje të forta me komunitetin katolik në Çikago, ku ka ndjekur studimet në teologji.
Shtëpia ishte blerë vitin e kaluar për vetëm 66,000 dollarë dhe është rinovuar plotësisht. Interesi për pronën shpërtheu sapo u bë publike lidhja me Papën, duke sjellë tetë oferta brenda disa orëve.
Ankandi do të zgjasë deri më 18 qershor, por shitësi ka të drejtë të pranojë një ofertë në çdo kohë. Agjentët e pronës e konsiderojnë atë si një “mundësi unike” për të zotëruar një pjesë të historisë papnore.
“Nuk po shet më thjesht një shtëpi,” tha agjenti Steve Budzik. “Është një pronë aq e rrallë, sa çmimin do ta përcaktojë vetë tregu.”
Bej sevap e falja dikujt te pastre, apo Kisha mer dhurata po per te dhene aha Lesh
Shtëpia eshte blerë nga dikush tjeter vitin e kaluar dhe nuk e posedon me familja e papes
Cmimi i kesaj shtepie do te rritet edhe me shume, me qene se Papa Leo XIV eshte jevg, ka ngjashmeri 1.000% me jevgjit e Indise.