Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

17 Maj 2025, 22:10Lifestyle TEMA
Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si sfond i një spektakli me dronë, u publikuan pa dijeninë e institucioneve shtetërore, përcjell The Guardian.

Ministrja e Kulturës, Lina Mendoni, e cilësoi skenën si “jashtëzakonisht të pakëndshme” dhe u shpreh për radion SKAI se “është si të shohësh këpucën Adidas duke goditur Akropolin, në aspektin estetik”. Ajo njoftoi se Ministria e Kulturës ka depozituar padi “kundër çdo përgjegjësi” për përdorimin komercial të monumentit.

“Nuk është ndjekur procedura ligjore,” tha Mendoni. “Në thelb kemi të bëjmë me një reklamë që synon shfrytëzimin komercial të monumenteve.”

Sipas saj, përdorimi i Akropolit si sfond në video ka shkelur ligjet e rrepta që mbrojnë trashëgiminë arkeologjike të vendit. Zyra e Prokurorit në Athinë ka hapur një hetim për mënyrën sesi Adidas ka marrë lejen për të zhvilluar shfaqjen me dronë, që raportohet të jetë organizuar të enjten në mbrëmje nga ambientet e Zappeionit – një monument tjetër historik i menaxhuar nga një komision shtetëror.

Mendoni, e cila është vetë arkeologe klasike, theksoi se edhe Zappeioni ka status monumenti dhe duhet të kishte marrë miratim nga Ministria e Kulturës. “Edhe këtu kemi shkelje të ligjit për trashëgiminë arkeologjike,” shtoi ajo.

Ndërkohë që imazhet u përhapën në rrjetet sociale dhe zemërimi publik u rrit, Adidas reagoi duke deklaruar se ka respektuar të gjitha procedurat e nevojshme. “Janë marrë dhe respektuar të gjitha lejet e kërkuara,” tha kompania gjermane në një deklaratë për Reuters. “Asnjë imazh i monumentit të Akropolit nuk është përdorur nga Adidas për reklama apo qëllime të tjera.”

Në një vend ku e kaluara antike ka peshë të madhe kulturore dhe politike, opozita e ka shfrytëzuar rastin për të akuzuar qeverinë e djathtë për neglizhencë.

“Akropoli, një simbol global i kulturës dhe demokracisë, nuk mund të trajtohet si sfond për përdorim komercial,” deklaroi partia opozitare Pasok, ndërsa Syriza e quajti reklamën “komercializim fyes të trashëgimisë sonë kulturore”.

Menaxhimi i Akropolit, një nga atraksionet më të vizituara në Greqi, është veçanërisht i ndjeshëm për shkak të debatit të gjatë për rikthimin e artefakteve të zhvendosura, përfshirë skulpturat e Partenonit që ndodhen në Muzeun Britanik.

Vetëm pak javë më parë, Ministria greke e Kulturës shkaktoi debat pasi refuzoi kërkesën e regjisorit të njohur Yorgos Lanthimos për të xhiruar skenën përmbyllëse të filmit të tij të ri “Bugonia” në Akropol. Skenat u konsideruan “të papërshtatshme me simbolikën dhe vlerat që përfaqëson Akropoli”.

Në rrjetet sociale gjatë fundjavës u shtuan reagimet ironike: “Jo për Yorgos Lanthimos. Po për Adidas. Jo për artin, po për paranë.”

7 Komente

  1. U
    Undifened

    Shkoni more turko-arabe b..q..c'lidhje keni ju me Akropulin....ate "lidhje" ju a dhuruan gjysherit e padroneve te ADIDAS....more Pontus-pushti.....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurioz ;)

      Greqia trashegimi kulturore, Shqiperia trashegimi kulturore. Po kjo Kosova qe ka vetem trashegimi kulturore Serbe si shpjegohet?

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gruda

        Shpjegohet nga piçka e satëme, robqir

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sander

          mere motren dhe ta sqarojme

          Përgjigjjuni
          1. B
            Babadimri

            Ketë ta shlegojnë prinderit tuaj, që rriten një palaço si ty. Ti mendon qe për jeten tënde deshtake të kanë faj të tjeret, bottthqqir.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Alex

            Fiks, e kaluara dhe historia e antikitetit përdoret si instrument politik për të mbajtur kompakt një popull heterogjen të importuar nga Kaukazi (me përjashtimin të Arvanitëve)

            Përgjigjjuni
            1. A
              Alban

              E shikon si kujdesen neo greket per antikitetin? Shqiperia e mbulon me pallate

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje