"E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?" - Gazetarët e huaj të mahnitur nga “Zjermi”, historia e dy këngëtarëve që mund të bëjnë historinë

17 Maj 2025, 11:27Lifestyle TEMA
"E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi

Në hollin e një hoteli në Bazel të Zvicrës, gazetarët që mbulojnë festivalin europian të këngës "Eurovision Song Contest” mbajnë radhë për të intervistuar këngëtarët që ja kanë dalë mbanë të ngjiten në skenën e finales së madhe së 17 majit.

Për të takuar dhe intervistuar Beatriçe Gjergjin dhe Kolë Lacën, dyshen e "Shkodra Elektronike”, duhet pritur gjatë. Interesi për ta është i madh. Gazetarë nga e gjithë bota duan të dinë gjithçka për përfaqësuesit e Shqipërisë së këtij viti, që nga teksti i këngës, veshja, lëvizjet skenike, ambiciet, pritshmëritë.

Pyetjet janë të pafundme dhe lodhja e tyre është e dukshme, megjithatë gjejnë kohë për t'i dhënë përgjigje të sinqerta e të vërteta gjithësecilit të interesuar, me një buzëqeshje që nuk u ikën asnjëherë nga portreti.

Ngjizja e "Shkodra Elektronike”

Edhe pse të dy të lindur në Shkodër dhe të emigruar herët në Itali, Beatriçja dhe Kola nuk njiheshin më herët, por u gjetën rastësisht në rrjetet sociale, ndërkohë që secili kishte grupin e tyre muzikor. "Me Kolën jemi gjetur në internet. Jemi simboli i kohës ku jetojmë” – thotë Beatriçe Gjergji për DW. Dëshira për të rikrijuar një cover të këngës shkodrane "Turtulleshë” bëri që para se t'ua propozonte miqve të saj italianë këngën, të kërkonte në Youtube, ku gjeti një cover të mëhershëm që Kola kishte kënduar me grupin e tij.

"Ishte cover shumë i bukur dhe diçka krejt e re, e padëgjuar më parë dhe më pëlqeu shumë. U emocionova”. Pastaj kureshtja bëri që të dinte më shumë për Kolën dhe dëgjoi intervista të tij, ku mësoi se dhe ai ishte nga Shkodra, emigrant i viteve '90, dhe gjeti shumë ngjashmëri me historinë e jetës së saj. Më pas komunikuan në Facebook dhe pasi ndoqën nga larg aktivitetin muzikor të njëri-tjetrit, u takuan dhe nisën të flisnin për bashkëpunim, derisa në 2019-ën krijuan "Shkodra Elektronike”.

Kulmi i bashkëpunimit të tyre artistik është shkrimi i këngës për Festivalin e fundvitit të Radio-Televizionin shqiptar, fitorja e së cilës i solli në skenën gjigante të Eurovisionit.

"Njerz't e mirë e njerz't pa emër, kërcejnë valle n'shpirt” – është një nga vargjet e "Zjerm”.

"Kur kam nisur të shkruaj këngën, kam menduar të shkruaj për njerëzit e mirë, njerëz të cilët kur bëhen me nerva, nuk reagojnë keq. E kam shkruar për njerëzit me empati, dhe unë kam pasur fatin të njoh shumë prej tyre, që kanë lënë shenjë të madhe tek unë dhe unë kam mësuar shumë prej tyre” – thotë Beatriçe.

"Emigrantë të viteve ‘90”

Kolë Laca ishte 20 vjeç kur vendosi të studiojë në Itali. Në Shkodër kishte studiuar për piano në licé por nuk ishte ndjerë asnjëherë i lirë për të bërë muzikën që donte. "Mbarova studimet dhe aty e mbylla me muzikën, sepse po flasim për një shkollë në komunizëm, ku askush nuk ishte i lirë të bënte çfarë të donte” – tregon Kola për DW. Mirëpo sistemi ra dhe gjithsesi Kola nuk e gjente veten në Shqipëri. Përmes një burse të shkollës së Jezuitëve në Shkodër vendosi që në vitin 1992 të studiojë drejtësi në Padova të Italisë, degë të cilën më pas e ndërroi me shkencat politike, aty ku dhe u diplomua.

Por në një treg të lirë dhe të zhvilluar muzikor si Italia, iu rikthye muzikës por këtë herë jo asaj klasike por muzikës underground. "Aty ia nisa nga 0 edhe nga muzika. Mbaj mend që gjëja e parë që bëra kur mbërrita në Padova ishte blerja e një gazete ku njoftohej për aktivitetet muzikore që do të kishte në muajt në vijim dhe pashë që do të vinin grupi ‘Aerosmith'. Shkova për t'i parë dhe aty kuptova psikologjikisht dhe fizikisht ndryshimin e madh me Shqipërinë e atyre viteve” – thotë Kola.

Për vështirësitë e fillimit nuk ndalet të flasë gjatë, pasi në 33 vite jetë në Itali, thotë se ka pasur kohë mjafueshëm që të harrojë gjithçka.

Ndërsa Beatriçe ishte vetëm 6 vjeç kur familja e saj emigroi në Itali, pas një eksperiencë tjetër emigrimi që kishin pasur më herët në Gjermani. "Italia nuk ka qenë e lehtë, sidomos për prindërit e mi. Por në sytë e tyre unë nuk kam parë kurrë frikën, por vetëm dinjitetin. Prandaj dhe jeta ime ka qenë me ngjyra dhe nuk ka qenë kurrë e mërzitshme” – thotë Beatriçe, e cila ndihet me fat që në jetën e saj kanë mundur të ndërthuren bukur dy botë të ndryshme, ajo shqiptare dhe italiane.

"Muzikantë klasi”

"E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi që kanë. E meritojnë të jenë të paktën në treshen fituese”.

Kjo është fjalia që një gazetar ia thotë kolegut ngjitur, pasi "Shkodra Elektronike” përmbyll provën e fundit skenike para finales së madhe të datës 17 maj. Nga organizatorët, Shqipëria është përzgjedhur që të jetë kënga e fundit e listuar në garë, me numrin 26.

"Është zgjidhje jo e zakontë që kemi lënë të parafundit San Marinon, dhe të fundit Shqipërinë. Sepse San Marino është argëtim, një këngë ritmike ku gjithkush kërcen. Por nga ana tjetër donin ta mbyllnim me një zgjedhje që është vërtet klas dhe përfaqëson muzikën. Dhe kjo është kënga e Shqipërisë. Ka shumë talent, zgjuarsi, dhe është një këngë shumë e bukur. Mund edhe të kishim lënë Shqipërinë të parafundit dhe San Marinon të fundit, por është më e drejtë që ta mbyllim këtë festival me një veprim me klas” – tha pak orë para finales Christer Björkman, një ndër producentët më jetëgjatë të Eurovision Song Contest.

Ekspertët dhe të apasionuarit e këtij festivali festivalit kanë debatuar vazhdimisht për rëndësinë që i jepet radhitjes së këngëve në natën finale, ku shumë syresh mendojnë se këngëtarët që këndojnë në pjesën e dytë të garës, nuk kanë shanse më të larta për të fituar. Megjithatë gjatë viteve të fundit disa prej fituesve kanë qenë të listuar në fund të garës, si përshembull Italia me Maneskin në në vendin e 24-t (2021) apo Ukraina me Jamalën në vendin e 21-të në vitin 2016.

DW

31 Komente

  1. E
    Eri

    Suksese sot!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pordhe me rigon.....

      gezuar ramazonin.....

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evropaiqi eleniqia

        Sa e shemtuar ajo grekja , si marokene dukej

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edison

          Sekreti i suksesit te Zjerm eshte sepse u kendua ne gegënisht.

          Përgjigjjuni
        2. I
          Iliri

          Ti je nje PORDHE e shemtuar...nje hale,krijese e shtrember,i dhier,ihedhur dredhur tredhur,trembur hutuar mbaruar,shastisur , zvarranik i bezdisur,qen rrugash qe grekis ta jep nje kocke me ere qelbesire...vazhdo te fitosh supen e dites. Shqiperia nuk ka nevojen tuaj ! Beatrice...Kole..? ku eshte ramazoni! Nuk kam asggje me ramazonin, Civilizimi europian eshte miljon kilometra larg majmuneve grekisss

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sander

            o moterqire

            Përgjigjjuni
            1. s
              sustanesti bolesh ,ngjesh biths grekit

              gezuar ramazonin ,bithiqiris grekis. efkaris do pollis

              Përgjigjjuni
            2. 5
              5555

              Kjo kenge para 90-tes as do hynte ne festival se eshte kenge koti! Doemos se edhe Eurovizioni eshte festival koti!

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ilir

                Pelqehet ose jo, kjo eshte hapesira e asaj qe mund te flasim.Gustot jane individuale dhe duhen RESPEKTUAR. Pastaj, te gjithe specialistet qe merren prej dekadash me eurosong flasin kot... vetem shqiptaret i dijne te gjitha, jane kompetent per gjithçka... kjo shkakton vetem buzeqeshje.

                Përgjigjjuni
            3. A
              Arti

              Shkodra Elektronike fitore sot,por sido që te ndodhi muzika juaj është kaq e bukur e origjinale sa do ngelet gjatë në memorie.Shembull shumë i mirë për artistët në Shqipëri që po ndjekin muzikën komerciale pa shpirt e melodi!

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                Vampiri dhe Xhozi ku jane !?

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tani

                  Pordhe me rigon. Kenge kot fare.

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Yjet Shqiptare ndricojn mbi Qiellin €urovisiont

                    Tani= FiloMuti grek ! Kaq mjafton per mos t´'u zgjat shume. KERMA SUFLLAQIS

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mondo D.

                      Mik i dashur ,zgjidhe fjalen dhe fjaline,KUPTON?! Ketu po komentohet per art qe nenkupton ne rradhe te pare kulture. KUPTON?! Je i lire te shprehesh c'te te teket por kush te ka thene se mund te besh PIS ?!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Per Tanin!

                        Tani, qe te mos pelqeje eshte OK, por vlera dhe pelqimi jane gjera te ndryshme. Por, jo cdo gje kuptohet nga cdo njeri. Suksese artisteve Beatriçe e Kola, sepse kane prodhuar art. Sa per pelqimet dhe cmimet qe ndahen ato jane nje gje relative. Arti nuk eshte gare sportive qe te kete renditje. Renditja me pike eshte per konsumatoret e artit qe nuk jane artiste.

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Ilirjan

                          Renditjet ne art, zakonisht jane bere nga te apasionuarit AMATORE ose gjysem amatore.

                          Përgjigjjuni
                        2. T
                          Toni

                          Per mendimin tim, dhe shume te tjereve, jane shijet e tua muzikore qe jane pordhe me rigon.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tan = Gabeli stalles grk di ti c'esht Muzikaaa !

                            pseeeee motra jote kendon me bukur ,ne stallen e bajgave ?Mua gabelet /si motra jote ,me pelqejn sum kur i bien Gerrnetes

                            Përgjigjjuni
                          2. A
                            Ana

                            Bravo shume dhe suksese sonte ne mbremje!

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aron

                              Suksese!

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Rorirota

                                Suksese miq! Sa bukur e thotë këngëtarja: dua t’ju këndoj njerëzve që edhe kur nevrikosen nuk shfryjnë me fjalor rrugësh. Thuaj një fjalë të mirë, po nuk pate më mirë hesht! Është gjithë fabula e këngës. Urojmë të na përfaqsoni denjësisht, edhe po s’fituat ju e keni bërë detyrën si shqiptarë. Urime sonte!

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Degelisi

                                  Suksese ne Eurovision dhe ne fushen e muzikes Kush e ka perkerhyer apo shkruar kete shkrim doja te dija se cfare ka dashur to thote me fjalet Jo shqip si, cover, empati, undercover

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mira

                                    Ju uroj me shume se sukses ,Fitore, se e meritoni prezantim me dinjitoz i festivalit !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. d
                                      dhjakt grk dhe Prift.Terrorist srb po Cmenden !

                                      Cdo Sukses i Shqiptareve,, saher Shqiptaret qendrojn lart grkkSerbeve histerike ,, fillojn shperfytyrohen, tensioni i ngrihet ne kufijt e nji Infarkti, dhe fillojn pellasin , pjerdhin nga goja dhe cirren "PROVOKACIA°!° " )))) - Haaaaaaaaa haaaaaaaa haaaaaaaaaaaaaaaa ! Suksesi Shqiptareve,duken lart Hienave serbo-greke ,s'eshte aspak "Provokim" - por e Dhjer mbi kokat e histerikeve hiena. Hani mut hani KERMA te Urryera te Njerezimit

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nexhbedinullah Gabelo-Pashtuni

                                        Une mendoj qe me mire te mos e fitojne vendin e pare grupi “Shkodra elektronike”. Nese ky grip do te merre vendin e pare, Do ti mbetet hatri Nexhbedinullah Pashtun Spahiut, Matosh Kokeloqes (me 4-5 germa mangut ne shqipen e tij) dhe tere koke loqeve e paloqeve ne Shqiperi e Kosove. Nexhbedinullahu sapo ka bere takim me Min. jashtem Serb, Marko Gjuriq, dhe ky I fundit, sipas burimeve te sigurta I ka thene Nexhibullahut gabelo-pashtunas, se “Shkodra Elektronik” Nuk do ta fitoje dot festivalin europian, per sakohe Nuk do te jeni dakord ju “shiptari”, perfaqesuesit me te denje te “kombit kosovar”, te perzier me gabelo-ashkalinjte-brekdhjere koqevare”. Nga kunti i pare pas predestined se takimit Nexhmedinullah Pashtuni dhe Marko Gjuriq, Beograd, date 17 Maj 2025.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Bloze

                                          Ajo nuk eshte kenge, eshte nje llastim i perzier me deshperim dhe trishtim i interpretuar ne menyren me te keqe te mundshme.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Boll

                                            Prandaj zuri vendin e 8 se i la te mahnitur te gjithe me goje hapur dhe harruan te votonin.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Boll

                                              Prandaj zuri vendin e 8 se i la te mahnitur te gjithe me goje hapur dhe harruan te votonin.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Boll

                                                Prandaj zuri vendin e 8 se i la te mahnitur te gjithe me goje hapur dhe harruan te votonin.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Boll

                                                  Prandaj zuri vendin e 8 se i la te mahnitur te gjithe me goje hapur dhe harruan te votonin.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. V
                                                    Var-i

                                                    Komentuesit të gjithë janë në prag të finales,ndërsa unë pasi u shpall fituesi. Në fakt këtë festival kam kohë që nuk e shoh për vet faktin se në fund juritë janë politike shumica dhe me subjektivitetin e tyre,ndikojnë negativisht në promovimin e muzikës,artit. Por si dëgjova se kemi një këngë dinjitoze dhe jemi kualifikuar në finale,atëhere kërkova të shihja këngën tonë dhe në përgjithsi festivalin në vidiot e Youtube. Dhe pashë që kënga jonë këtë radhë kishte klas vërtetë,kishte shqiptari,kishte seriozitet,kishte muzikë,përmbajtje,mesazh. Më pëlqeu dhe vendosa të shoh dhe finalen. Po kërkoja të gjeja një këngë që të ma bënte 'tak' dhe të më mbushte mendjen se ishte më lart se 'Zjerm'-i ynë. Nuk pashë asnjë ,por kur erdhi radha e votimit nga juritë e vendeve,festivali m'u sfumua,muzika dhe arti mbaroi,se gjithçka ishte butaforike në subjektivizmin e treguar të jurive.Nuk mund të quhen juri serioze,si Italia psh që ja dha San Marinos dhe kjo Italisë,atëhere çfar kuptimi ka ekzistenca e një jurie të tillë e cila duhet të eliminohet,sepse është votë politike.Zvicra psh mori shumë vota nga vende 'servile',por me votën e publikut ngeli në vend. Edhe ne të themi të drejtën,votën e kishim politike,sepse ishte Franca që na dha pikë të plota ,falë qëndrimit të Makron këto dy ditë në Shqiplri dhe ne i kthyem reston. Gjithsesi urime,se ne dolëm mirë të pozicionuar,fal votës së publikut,por nëse do të ishin juritë në lartësinë e muzikës dhe artit dhe jo të politizuar,kush është ky e kush ai.atëhere unë them pa frikë se kënga jonë këtë radhë do të ishte kënga fituese,se e meritonte.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje