Pasuria personale e Mbretit Charles është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, duke arritur në plot 640 milionë paund, një shifër që e bën atë dy herë më të pasur se nëna e tij, e ndjera Mbretëresha Elizabeth II.
Sipas listës vjetore të pasurisë të publikuar nga The Sunday Times, monarku 76-vjeçar renditet në vendin e 238-të mes 350 personave dhe familjeve më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar – një ngjitje prej 20 vendesh në krahasim me një vit më parë. Në krahasim, Mbretëresha Elizabeth kishte një pasuri të vlerësuar prej 370 milionë paund në vitin 2022.
Rritja e pasurisë së Charles lidhet kryesisht me portofolin e investimeve që ai trashëgoi pas vdekjes së nënës së tij. Ai zotëron gjithashtu dy rezidenca private me vlerë të konsiderueshme: Sandringham në Norfolk dhe Balmoral në Aberdeenshire.
Ndër vite, si Princ i Uellsit, Charles përfitonte rreth 23 milionë paund në vit nga Dukati i Cornwall-it – pasuri që tani i është transferuar djalit të tij, Princit William. Këto të ardhura mbulonin shpenzimet personale dhe zyrtare të familjes së tij.
Interesante është se Mbreti Charles është tashmë 140 milionë paund më i pasur se David dhe Victoria Beckham, të cilët vlerësohen në 500 milionë paund, dhe në të njëjtin nivel me ish-kryeministrin Rishi Sunak dhe bashkëshorten e tij Akshata Murty, pasuria e të cilëve ka rënë nga 651 në 640 milionë paund gjatë vitit të fundit.
Vlen të theksohet se vlerësimi i “The Sunday Times” përfshin vetëm pasuritë personale të monarkut dhe nuk përfshin pasuritë shtetërore si Crown Estate, Dukati i Lancasterit apo Bizhuteritë Mbretërore, të cilat administrohen në emër të kombit.
Lista e vitit 2025 ka regjistruar gjithashtu një ulje të konsiderueshme të numrit të miliarderëve në Britani, nga 165 në 156 – rënia më e madhe në historinë 37-vjeçare të këtij publikimi. Në krye të listës qëndron sërish familja Hinduja, me një pasuri prej 35.3 miliardë paund, e ndjekur nga vëllezërit Reuben dhe sipërmarrësi Sir James Dyson.
Gjithe keto pasuri ky jo nuk eshte e mundur thote Saliu.Mi ka vjedh mue.Sheqerja kur shiti dhite e Vicidolit bleu vila ne gjithe Evropen.Edhe Zeni me tregetine e brekeve te Amines bleu vila gjithandej po edhe Gita me kokerjepurin trashegonin gjysmen e Tiranes e gjysmen e bregdetit.Keshtu mos na jepni me lajme te tilla se do dale ne proteste pastaj Mos harmonie qe shoqata e Lirise kullufiti gjithe hidrokarburet per te miren e femijeve jetim. Te gjitha sa thashe jane pasuri me djerse jo si te tjeret.
Dhe ta mendosh se mbreti I nje mbretrrie njemije vjecare qe ka sunduar borten per treqint vjet Ka pasuri sa nje minister I rilindjes se nuk behet fjale per km qe ka te pakten dhjete fish me shume se mbreti Carles
Cfare ndershmerie ka bota…. Ketu kane nga qinra milione ne miliarda euro pasuri…. Dhe keto me mafiozlleqe!
Po pra ndershmeria e karit. Keta zoterojne gjysmen e botes dhe skane punuar nje dite ne jeten e tyre. Keta jane te zhytur ne mut deri ne fyt ti thua i ndershem. Pronat e tyre skane cmim.