Skena dramatike në koncertin e Beyonce, rrezikon të rrëzohet nga ajri para mijëra fansave

30 Qershor 2025, 11:43Lifestyle TEMA
Skena dramatike në koncertin e Beyonce, rrezikon të rrëzohet nga

Një moment i tensionuar ka ndodhur gjatë natës së parë të turneut Cowboy Carter në Houston, kur Beyoncé u përball me një defekt teknik gjatë performancës së këngës “16 Carriages”.

Këngëtarja ndodhej në ajër, mbi një platformë në formë makine, kur sistemi duket se pati një problem teknik që e detyroi atë ta ndalonte performancën.

Publiku mbajti frymën ndërsa Beyoncé, e pozicionuar disa metra mbi tokë, ndërpreu këngën për të shmangur një rrezik të mundshëm.

Me profesionalizëm dhe qetësi, ajo përballoi situatën dhe ndihmoi në stabilizimin e momentit, përpara se ta riniste performancën më pas.

Pamjet e incidentit po qarkullojnë me shpejtësi në rrjete sociale, duke u bërë virale dhe duke marrë reagime pozitive për mënyrën se si ylli botëror menaxhoi situatën pa panik.

Lini një Përgjigje