Tragjedia ajrore në Uashington/ Në avionin edhe çifti i kampionëve të famshëm!

30 Janar 2025, 10:20Lifestyle TEMA
Tragjedia ajrore në Uashington/ Në avionin edhe çifti i

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik ajror i ndodhur sot (30 janar) në aeroportin e Uashingtonit, kur u përplasën helikopteri ushtarak me avionin e pasagjerëve, me të paktën 64 persona në bord.

Numri mi viktimave raportohet se është i lartë. Por mes tyre mendohet se janë edhe çifti i kërcimtarëve të njohur të patinazhit rus, kampionë bote, 52-vjeçarja Yevgenia Syskova dhe 55-vjeçari Vadim Naumov. Dikur partnerë sporti dhe prej vitesh bashkëshortë, agjencia ruse e lajmeve TASS informon se ata ishin në bordin e avionit, midis 64 pasagjerëve të “American Airlines”, që u rrëzua në ujërat e akullta të lumit Potomac. 

Dyshja kishte fituar kampionatin botëror të patinazhit në çift në 1994 dhe ka qenë një çift shumë popullor dhe i njohur në atë kohë.

Gjatë karrierës së tyre, çifti fitoi shumë çmime dhe nderime në ngjarje të ndryshme botërore. Pas pensionimit në vitin 1998, Siskova dhe Naumov filluan të punojnë si trajnerë dhe që atëherë jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë fazë nuk është e qartë nëse ka ndonjë të mbijetuar nga rrëzimi i avionit që ka tronditur SHBA-në. CBS News raportoi më herët se 18 trupa ishin gjetur.

5 Komente

  1. E
    Eraldo

    Ehhh Zot I madh ,vdesin keta dy yje dhe rron Saliu qe cfare nuk ka bere.. ec e shpjegoje....

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      "ec e shpjegoje...."????kooooollaj lali!nuk ha mortja muuuut!!

      Përgjigjjuni
    2. R
      Realisti

      Shpjegimi më i saktë është që nuk ka zot. Por popujt janë të etur për tu mashtruar nga lloj lloj rryma fetare nga mërzia e përditshme....

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Shikoni kush tjeter ka qene ne ate avion se si pak e cuditshme te perplaset helikopteri me avionin ne nje zone plot me radare

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          më duket se ishte një person i veçantë,i jashtëzakonshëm!!deduksioni tim vjen nga mungesa e budallallëqeve të shkruara tek gazi i meros!!duhet të ket qënë dhe nëna e zqos!!shpresoj të mos jetë një nga të mbijetuarit e aksidentit!!nuk është fakt i porovuar por thejshtë një dyshim!!ditët në vazhdim do na tregojnë se sa të drejtë kam pasur!!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje