Turqit, serbët dhe bullgarët janë konsumatorët më të mëdhenj të bukës në botë

25 Qershor 2023, 22:40Lifestyle TEMA

Turqit, serbët dhe bullgarët janë konsumatorët më

Turqia, Serbia dhe Bullgaria janë në 3 vendet e para në botë për konsumin më të madh të bukës. Çdo vit në Turqi konsumohet 199,6 kg bukë për frymë të popullsisë, në Serbi 135 kg, në Bullgari 131,1 kg. Ukraina dhe Qiproja e kompletojnë listën e pesë vendeve,ku hahet më shumë bukë - me 88 kg, 74 kg për person.

Konsumi në pjesën tjetër të Evropës është dukshëm më i ulët. Gjermanët konsumojnë 57 kg bukë në vit, francezët - 50 kg, britanikët - 37 kg. Në SHBA, vetëm 17 kg bukë hahen në vit për frymë të popullsisë, sipas statistikave të Little Ranking. Me konsumin më të ulët të bukës është India - 1,75 kg, e ndjekur nga Nigeria - 2,26 kg dhe Brazili - 2,88 kg. Nën 2-3 kg. bukë në vit hanë indianët, nigerianët dhe brazilianët.

1 Komente

  1. b
    bylldym çengel arnavut !

    harruat shqiptaret qe hane makarona e pilaf me buke

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje