U rrëzua në skenë, sopranoja Eva Golemi: Faji i tenorit, kam shembur legenin!

1 Tetor 2025, 11:47Lifestyle TEMA
U rrëzua në skenë, sopranoja Eva Golemi: Faji i tenorit, kam

Sopranoja  Eva Golemi është lënduar gjatë shfaqjes premierë të “La Traviatës” në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, mbrëmjen e 26 shtatorit.

Gjatë skenës ku personazhi i Violetës duhet të binte në krahët e Alfredos, interpretuesi i rolit, tenori meksikan Mario Rojas, nuk arriti ta priste në kohë, duke e lënë Golemin të rrëzohej në skenë. Si pasojë, artistja shembi legenin dhe aktualisht ndodhet në shtrat nën kujdesin e mjekëve.

Në një reagim për Euronews Albania, Golemi u shpreh se mjekët i kanë rekomanduar 10 ditë pushim të detyrueshëm për rikuperim, ndërsa theksoi se incidenti ndodhi për shkak të neglizhencës së tenorit: “Jam në shtrat. Kam shembur legenin dhe për 10 ditë mjekët më kanë këshilluar pushim. Do bëj sërish vizita e më pas do shoh gjendjen. Ishte neglizhencë e tenorit, pasi nuk më priti në momentin që po bija. Nuk më ka ndodhur kurrë më parë. Dhe në pamje duket qartë se i kujt ishte   gabimi. Nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e tij.”

Pas incidentit, roli i Violetës për Golemin u anulua për pjesën e mbetur të shfaqjeve, të cilat ishin planifikuar me tre kaste të ndryshme nën drejtimin artistik të mjeshtrit me famë botërore Hugo de Ana.

Eva Golemi është një nga emrat më të spikatur të operës shqiptare, me qindra role të interpretuara gjatë karrierës së saj. Roli i Violetës në “La Traviata” është ndër më të dashurit për të, të cilin e ka sjellë mbi 70 herë në skenë.

6 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    nuk dilet me gjakdhjeri gerrku arrixhinji afrikani ne skene .....jane rraca gjakdhjere ato .....

    Përgjigjjuni
    1. Çelo Mezani

      I qive rropt sikur ka rene nga spondi i Saureles.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andi,FLORIDA

        Hhhhhhhhaaaaaaa Hhhhhhhhaaaaaaa hhhhhhhaaaaaaa hhhhhhhhaaaaaaa hhhhhhhaaaaaaa hhhhhhhhaaaaaaa me lotttt..batuta e vitit

        Përgjigjjuni
      2. R
        Real

        Hidhe ne gjygj kete spurdhjak.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eraldo

          Na cave trapin sikur re nga 15 katçi...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mixha

            shqip qenke vra ne b..the

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje