Influencerja e njohur, Sara Hoxha së fundmi në një intervistë të dhënë, ka folur për marrëdhënien e saj në ish-partnerin Ledri Vula, me të cilin ka një vajzë si dhe për dashurinë e saj të re, Erik Fullanin.
E ftuar në emisionin ‘Goca & Gra’, ajo ka treguar sesi ajo dhe Ledri ia kanë shpjeguar Poit divorcin, ndërsa tregon se tashmë ka rigjetur vetveten dhe se është e lumtur me jetën e saj të re.
“Vështirësi ka pasur, por unë zgjodha të isha e sinqertë. Këtë ma sugjeroi dhe një psikologe fëmijësh, që të jem e sinqertë dhe të mos jap shpresë aty ku nuk ka më. Jo më pak vuajtje, por ishte më e shkurtër. Fëmijëve s’ke pse i jep shumë gjëra, ata e kuptojnë. Ishte më e rëndësishme që unë t’i jepja një perspektivë. Nuk mbaron këtu. Ne prapë jemi aty. Do jemi këtu për ty. Je dhurata më e bukur për ne. Je me fat, do kesh dy ditëlindje. U mundova t’i jepja një perspektivë, jo idealja, por shumë e bukur dhe ndoshta më e lumtur.
Jam në një kapitull të ri. Sikur kam rigjetur veten. Jam më e fortë, e di kush jam, e di çfarë dua. Nuk kam ndryshuar si person. Jam akoma unë që jam më e dashur seç duhet. Më ndodhën disa gjëra njëkohësisht që ma ndryshuan këtë kapitull”, tha Sara Hoxha.
Sara nuk mund t’i shpëtonte pyetjes lidhur me thashethemet e fundit për një lidhje të mundshme të Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Ajo tha se nuk i takon asaj për të pohuar apo mohuar lajme, por se gjithmonë do të urojë më të mirën për Ledrin si babai i vajzës së saj.
“Lidhje mes Ledris dhe Xhensilës? I kam lexuar dhe unë nëpër media. Unë dhe Ledri kemi një marrëdhënie shumë prindërore. Kujdesemi shumë për Poin. Gjithsecili ka jetën e vetë. Mua nuk më takon të mohoj dhe të pohoj lajmet që dalin në portale. E di që kemi të drejtën të dy të jemi të lumtur. Unë këtë dua për Ledrin, që gjithmonë do e dua, sepse është babai i Poit”, u shpreh Sara.
Emri I femijes eshte Poi?? Pastaj kot them un, babi eshte Ledri. Ku shkuan emrat Shqiptar? Emrat qe kur e degjon e kupton se tjetri/tjetra eshte femer apo mashkull? Boll me kto emra pa kuptim. Poi dhe Ajka do na behen nje familje. Verja Koi, te pakten eshte nje peshk shum I bukur, me njgjyra te ndryshme. Ka dhe nje kuptim. Prinder kot, qe sot duan psikologe, me mbeshtetje iderash dhe mendimesh dhe sygjerimesh.
Ka rigjetur veten me Erik drogaxhiun, cunin e hajdutit Fullan. Prit sa te shperthej celuliti dhe rrudhat e do e shohesh ti sa do i rruhet kari drogaxhiut per ty e kelyshin tat.
ore meqe e lexova, cfare pune ben kjo Sara? Thuhet influencere, por me konkretisht, me se meret, eshte ne biznes privat vetjak, apo e punesuar? A realizon te ardhura nga puna..... apo ..... nuk e di jam shume e paqarte.
Erik bolja eshte bere cun trendi, me parate e vjedhura nga baba hajdut.
Sara qeron koka peshku ,shkon me teper atje ku i plasin 500-she gopit ,ne rastin konkret ky karri fullanit ,sa ti dali boja dhe ketij boles do filloje ta gjeje vetveten diku tjeter ,do te keshilloja te dilje nga vlora