Vivian Jenna Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk, ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën Teen Vogue, ku ka folur për marrëdhëniet e saj të prishura me babanë e saj miliarder. Deklaratat e saj të ashpra kanë tronditur opinionin publik, pasi ajo e ka quajtur Elon Musk "një fëmijë patetik" dhe ka shprehur se nuk ka frikë prej tij.
"Ai është një njeri fëminor patetik. Pse do të kisha frikë prej tij? Jo, jo, nuk më intereson. A duhet të kem frikë prej tij sepse ai është i pasur?" tha Vivian gjatë intervistës.
Gjatë intervistës së saj, Vivian Jenna Wilson e kritikoi ashpër qasjen politike të babait të saj dhe pjesëmarrjen e tij në tubime politike. Ajo e cilësoi si "shumë të frikshme" qëndrimin e Musk ndaj qeverisjes së Donald Trump dhe veprimet e tij publike.
"Unë shoh një lajm për të dhe mendoj: 'Kjo është shumë e frikshme. Unë duhet ta publikoj këtë dhe ta dënoj', gjë që e bëra disa herë," shtoi ajo.
Një nga deklaratat që ka shkaktuar shumë reagime është komenti i saj mbi një gjest të Musk në një tubim të Trump, që shumë persona e kanë krahasuar me një përshëndetje naziste.
"Përshëndetja naziste ishte një çmenduri. Ne do ta quajmë fikun një fik, dhe do ta quajmë përshëndetjen naziste një përshëndetje naziste. Publiku ishte po aq fajtor. Kjo turmë duhet të dënohet," tha ajo.
Vivian gjithashtu ka zbuluar se nuk ka folur me Elon Musk që nga viti 2020 dhe nuk është në kontakt me fëmijët e tjerë të tij.
"Unë nuk e di se sa vëllezër dhe motra kam në të vërtetë, duke përfshirë gjysmë vëllezër dhe gjysmë motra. Nuk më intereson se çfarë bëjnë ata. Ky nuk është problemi im," tha ajo.
Vivian Jenna Wilson, e cila ndryshoi emrin dhe identitetin e saj ligjor për të mos pasur asnjë lidhje me babanë e saj, ka shprehur vazhdimisht pakënaqësinë e saj ndaj Musk dhe politikave të tij. Deklaratat e saj janë përhapur gjerësisht në mediat kryesore, duke ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje