Vajza e Mirush Kabashit kujton të atin e ndjerë: U diagnostikua në mënyrën e gabuar, ishte shumë vonë kur mjekët e kuptuan

7 Dhjetor 2024, 20:01Lifestyle TEMA
Vajza e Mirush Kabashit kujton të atin e ndjerë: U diagnostikua

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit të njohur shqiptar, Mirush Kabashi, vajza e tij, Mendi Kabashi, ka ndarë disa nga emocionet dhe kujtimet për të atin dhe luftën e tij me kancerin.

E ftuar në studion e programit “Kjo Javë” në Neës24, Mentri tregoi se aktori u diagnostikua gabim nga mjekët shqiptarë dhe kur u kuptua saktë nga sa ai vuante, ishte shumë vonë.

“U kap në një fazë shumë të vonë dhe nuk u diagnostikua në kohë, nuk dua ta them, por do e them, nga doktorët shqiptarë. U diagnostikua në mënyrën e gabuar dhe Mirushi nuk është sot mes nesh sepse shumë gjëra u bën gabim këtu. U trajtua në Turqi, fillimisht pati një diagnozë të gabuar, kur shkuan te e sakta, ishte shumë vonë”, rrëfeu ajo.

Po ashtu, vajza e aktorit të mirënjohur tregoi se ai nuk u mposht nga sëmundja në asnjë moment dhe e mbajti të fshehtë për një kohë të gjatë nga familja.

“Sëmundja nuk e mposhti në asnjë moment. Ai edhe kur e dinte, e fshehu nga ne që ne mos ta kishim atë barrën, por ne humbëm njeriun që donim më shumë. Mori të gjithë barrën vetë dhe e kaloi me sporitivitet sëmundjen e rëndë, doli në skenë, e harroj edhe vetë për një kohë. 

Babi ka qenë shumë neglizhent për shëndetin. U mor me gjithçka dhe më të gjithë dhe la vetën pas dore. Paçka gjithë përpjekjeve të time mëje që ai të kujdesej dhe të shkonte në kontrolle, e kapi në fazë të fundit kancerin”, tha ajo.

21 Komente

  1. M
    Miklovani

    Doli dhe kjo si Fatmira Hajdari qe thoshte me vrau shteti drogmenin ,hajdutin , injorantin Azem Hajdarin , dhe tani na del nje tjeter kopje e Fatmires , babain me vrane doktoret , po pse moj tru thare , qe gjynah qe ish i ndjeri i madhi Mirush , ka lene pas nje idiote ,

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ushtaraku

      Me mire na fol per ate kapterin e Zall Herrit ti goce. E di vete ti

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arzt

        Po ç'pate mo trap? Ajo nuk tha fare kete qe po thua ti. Halli i madh na ka zene me ju analfabetet funksionale!

        Përgjigjjuni
      2. t
        tetovari2

        Ngushëllime moj bija e të madhit artist MIRUSH KABASHI.Bëhu edhe pas humbjes së babait e madhe siç e pate babain tënd.Mos gjyko e paragjykon mjekët sepse kjo botë askujt nuk i ka mbetur e as që do t'i mbetet dikujt. Askush nuk është i përjetshëm në këtë botë.E kërkoi përjetësinë edhe Gilgameshi 5000 vitesh,e gjeti por ia mori gjarpëri!(Epi i Gilgameshit).

        Përgjigjjuni
        1. l
          likja i metajve

          o miklovan po pse nuk mund te jete si e thot goca pse u habiske ti apo je doktori vet

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vorioepiri

            O Like. Nuk eshte aq kollaj te diagnostikosh heret semundjen e shekullit pasi ne shimicen e rasteve nuk shfaq as edhe nje simptome.Dhe kur fillon e I shfaq,ndodh ne fazat e fundit dhe simptomat shpesh ngjajne me te disa semundjeve te tjera.Plot mjeke me eksperience ,madje dhe ne amerike ,e kane diagnostikuar vone.

            Përgjigjjuni
          2. N
            Na myten

            E la veten pas dore dhe e kapi kancerin ne faze te fundit po fajin e kishin mjeket. Ik vizitoju moj vajze se mos ke edhe ti ndonje tumor në tru se si shume rremuje i ke keto mendimet.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Milo

              Nuk eshte aq kollaj te diagnostikosh heret semundjen e shekullit pasi ne shimicen e rasteve nuk shfaq as edhe nje simptome.Dhe kur fillon e I shfaq,ndodh ne fazat e fundit dhe simptomat shpesh ngjajne me te disa semundjeve te tjera.Plot mjeke me eksperience ,madje dhe ne amerike ,e kane diagnostikuar vone.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kujdesur Shendetesor

                Bej analizat cdo 6 muaj , bej kontrollet tek mjeku cdo 6 muaj, mos abuzho me piket alkolike, me yndyrnat , me sheqernat, me Brumerat , zbato ate qe te thote mjeku, mbaje trupin ne levizje dhe do te shikosh qe cdo semundje nuk fo te afrohet dhe Jeten do ta kesh te gjate deri sa te te mari Zoti pa u lenguar.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lexues

                  Po ta kishe koken pak me plot do kishe lexuar qe perveç stilit te jeteses dhe dietes (qe jo gjithkush i zgjedh ne menyre te lire) luan rol vendimtar edhe ndotja mjedisore dhe gjenetika (gjera qe nuk jane aspak ne kontrollin tone).

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kujdesi Shendetesor

                    Koken e kom plot po ti o Lexues m’duket e paske bosh

                    Përgjigjjuni
              2. R
                Real

                Ngushellime moj vajze ty dhe familjes!

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pap

                  T'ja kete mbushur mendjen Osmani i Onkologjise edhe kesaj?!

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    e po...

                    Po idhullin që kishte se bashku me Bujar Kapexhiun që donin ta vendosnin dhe nje here president me ze dhe figure, e kishte mjek, bile mjek te udheheqjes komuniste, nuk e zbuloi ai semundjen? E kam fjalen per doktor profesor kriminel hajdut Sali Sheqere Berisha.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lana

                      He mi heeeee!!! Ia dole te behesh e famshme? Dhe nja tre dashnore ne telefon te kishin rujt me emrin goca e Mirushit. Duje emrin tat goce!

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ish pacient.

                        Nuk besoj qe kjo te jete e vertete. Diagnostikimi i kancerit nuk eshte fort i veshtire dhe mjeket tane kane shume pervoje ne kete fushe. Mjafton te besh nje skaner dhe nje biopsi, dhe zbulohet masa tumoriale. Madje, analizat e gjakut (markuset) e zbulojne kancerin dhe para krijimit te ndonje mase tumoriale. Por edhe sikur te jete e vertete kjo qe thote vajza (edhe mjeket njerez jane e mund te gabojne), nuk e kuptoj pse e thote tani. Cfare do te fitoje? Ne qofte se kish dyshime per procedurat e diagnostikimit, t'i kish paditur mjeket me kohe, jo tani si kofini pas te vjeli. Teper naive dhe e papergjegjshme.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nata

                          Nuk me ka pelqyer me thene te drejten si aktor, por e bija qenka kokrra e tarallakes! Thote: nuk dua ta them, por do ta them! Pastaj thote: nuk e dinte se cfar semundje kishte se mjeket e diagnostiguan gabim, pastaj thote qe i jati e dinte por e mbajti te fshehte qe mos bente merak familjen! Atehere çfar faji kane mjeket?

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Epiri

                            Aktor, qe protagonist ka qene vetem ne rolin e Makut. Edhe këtë rol nuk eshte se e ka "qarë" ne interpretim. Me thoni se ku ka pat ndonje rol protagonisti? Nuk i vjen te Maja e thembres as Nikolin Xhojes, I cili I ka qarë rolet qe ka interpretuar

                            Përgjigjjuni
                          2. R
                            Regjizori

                            He moj cucë e Mirushit, edhe ti e gjete një mënyrë për t'u shfaqur në mediet shqipfolëse!? Sajove një gënjeshtër për babain tënd, ndryshe, nuk do të shfaqeshe kurrë. Në shklrimin tënd, ti je shumë kontraverse. Mos u merr me marrëzira, leri dashamirësit e babait tënd, t'a kujtojnë me respekt, si aktor i mirë që ishte!

                            Përgjigjjuni
                            1. f
                              feliks

                              populli thote nga ferra del trendafili, por me sa duket ka ndodhur e kunderta me kete debilen e mirushit, ate jete qe beri mirushi ,ta kishin bere te gjithe shqiptaret ,do ishin populli me i lumtur ne bote,

                              Përgjigjjuni
                              1. l
                                landi

                                Kam patur rastin te flas me mjekun qe e trajtoj fillimisht e qe me tha;- Mirushi nuk pranoj te operohej me thike...kerkoj te perdornim sonden ...edhe pse e kishte ne faze te avancuar ! Gjithesesi vajza ,ndoshta e ka edhe nga dhimbja per babin e saj

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje