Shkaba “ngulet” në xhamin e avionit, piloti bën ulje emergjente

6 Dhjetor 2024, 18:50Lifestyle TEMA
Shkaba “ngulet” në xhamin e avionit, piloti bën ulje

Një incident i pazakontë ndodhi në një avion privat në Brazil, kur një shkabë u përplas në xhamin e kabinës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar pilotin të bëjë ulje emergjente.

Ngjarja ndodhi më 5 dhjetor, gjatë një fluturimi nga Envira për në Eirunepe, në shtetin e Amazonas.

Pamjet tregojnë shpendin e ngordhur të ngulur në xham, ndërsa piloti luftonte për të kontrolluar avionin në këtë ulje emergjente.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua edhe pse situata nuk ishte aspak normale. Fotot pas uljes treguan një vrimë të madhe në xhamin e avionit.

"Ishte mrekulli që mbijetuan me atë situatë”, tha piloti pas uljes emergjente.

2 Komente

  1. C
    Cudia

    Quhet shqiponjë o gazetar pyka...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kazani

      Në fakt është Kondor (condor). Lloj shqiponje e Andeve!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje