“Mos pretendoni se jeni 20 vjeç kur jeni 70”- Aktorja e njohur kritikon femrat: Jini autentike sepse…

6 Dhjetor 2024, 12:13Lifestyle TEMA
“Mos pretendoni se jeni 20 vjeç kur jeni 70”- Aktorja e

Aktorja Jane Seymour ka një këshillë për të gjitha femrat të cilat përpiqen të fshehin moshën e tyre.  73-vjeçarja e cila mori pjesë në “Women in Entertainment Gala” më 4 dhjetor tha se se është shumë e rëndësishme mënyra sesi sillesh dhe si e prezanton veten.

“Si e prezanton veten dhe si sillesh ka shumë rëndësi, për fat të keq. Unë nuk u dorëzova kurrë. Tani kam sërish linjën time dhe jam në të 70-at. Unë u them grave: ”Mos u dorëzoni dhe jini autentike. Mos pretendoni se jeni 20 vjeç kur jeni 70. Bëhuni 70′‘ tha ajo.

Ajo shpjegoi se ka filluar të punojë që 13 vjeçe dhe eksperienca jetësore i ka dhëbnë disa mësime të mira. “Kam punuar në industrinë e argëtimit që kur isha 13 vjeç. “Të shohësh femra që kanë momentin e tyre tani, duke treguar historitë e tyre dhe duke treguar histori që nuk do të ishin treguar më parë, është vërtet fuqizuese”, shtoi aktorja.

1 Komente

  1. S
    Sara

    legjende

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje