“Vajza, kujdes me meshkujt”/ Këngëtarja shqiptare shokon me rrëfimin për ish-partnerin: Nuk është krijesë

28 Nëntor 2024, 12:16Lifestyle TEMA
“Vajza, kujdes me meshkujt”/ Këngëtarja shqiptare shokon

Fjolla Morina ka shpërthyer në një rrëfim emocional, duke ndarë përvojat e saj të hidhura dhe pasojat psikologjike që ka përjetuar pas marrëdhënies me ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Syla.

Në një intervistë të bërë së fundmi, këngëtarja ka treguar se ka qenë në terapi për një periudhë të gjatë, ndërsa ka kaluar edhe një fazë të rëndë depresioni, që ka pasur pasoja të dukshme në shëndetin e saj fizik, duke arritur deri në një humbje drastike peshe prej 40 kilogramësh.

Fjolla ka zbuluar se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë pas ndarjes dhe ndikimin negativ të ish-partnerit të saj, duke theksuar se përjetimet e saj nuk kanë qenë vetëm materiale, por kanë përfshirë edhe anën shpirtërore, psikologjike dhe fizike. Ajo ka treguar se ka humbur gjithçka, përfshirë pasurinë, dhe ka fjetur në rrugë për një kohë, duke u detyruar të ndërtonte jetën e saj nga e para. Fjolla shprehu se çdo gjë që ka kaluar ka qenë një goditje e rëndë për të dhe për karrierën e saj.

Në lidhje me arrestimin e saj, Fjolla e shpjegon atë si një nga shkaqet kryesore të gjendjes së saj të keqe emocionale. Ajo ka deklaruar se presioni, mbyllja dhe shantazhet nga personi në fjalë, si dhe energjia negative që ai ka shpërndarë, e kanë përkeqësuar më tej situatën.

''Njerëzit mund të kenë përjetuar aspektin material, por unë kam përjetuar çdo gjë tjetër, shpirtërisht, psikologjikisht dhe fizikisht. Nuk mund ta quaj atë një krijesë, sepse ai ka bërë gjëra të pamëshirshme''
– tha Fjolla, duke paralajmëruar gjithashtu vajzat për t’u kujdesur me meshkujt në jetën e tyre.

Ky rrëfim i dhimbshëm nga Fjolla Morina ndihmon për të kuptuar thellësisht pasojat e dhunës emocionale dhe psikologjike dhe ndikimin e saj tek individët që e përjetojnë.

4 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    “Vajza, kujdes me meshkujt”/ Këngëtarja shqiptare shokon me rrëfimin për ish-partnerin: Nuk është krijesë",thënje "shumë e bukur",nëse personi që e thotë e përjashton veten nga i njëjti përcaktim!!nga ato që tregon morina,dhe nga ato që kemi lexuar në shtyp nga ajo,mund të thuhet e njëjta këshillë dhe për të,"djem kujdes nga femra të tilla!(pjesa tjetër mund të formulohet në mënyra të ndryshme) kuptohet që personi për të cilin ajo shprehet ka fajet e tij,por të mos përpiqemi që të gjitha fajet tia lëmë dobiç vetëm tjetrit dhe vetë të tregohemi si të virgjër!!nëse partneri i saj ka fajin e tij dhe kjo ka të sajin!!për faje të sajat nuk dua të futem në detaje,por mund të them se ai person nuk i ka vënë alltinë në ballë që ditën e parë të njohjes së tyre!!e po nuk pati ndodhur kjo dhe morina ka pranuar veprimet që i janë trasmetuar nga partneri,atëherë dhe ajo ka fajin e vetë!!shpresoj që të ketë nxjerrë mësime nga përvoja e saj dhe të mos e fusë veten në fekalen e re që ajo do ta zgjedhë po vetë në të ardhmen!!

    Përgjigjjuni
    1. b
      bytha

      mero na shpife me keto prostituta qe nxjerrin veglen me qira si dikur bicikletat nr shkoder. hici keo zhkarravina se na bejne per te vjelle. kane mbete pa leke e po bejne reklama per kliente. vetem ata qe jane mbi 60 vjec shkojne me to

      Përgjigjjuni
      1. .
        ..

        Dhe turpi do kishte turp nga nje felliqesire si kjo . Boll promovuat antivlerat o dylberet e Meros se jeni bere si tutore mediatik.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zogu i Prishtines ne sume të Morines

          Kurvat dhe eskortat kane mbushur faqet e gazetave, portaleve dhe TV te Shqiperise. Kjo eshte çmenduri kombetare! Thirrini mendjes o plehra!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje