Valbona Mema tregon fëmijërinë e varfër e të vështirë: Mami na jepte bukë me sheqer

26 Janar 2023, 10:03Lifestyle TEMA

Valbona Mema tregon fëmijërinë e varfër e të

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Valbona Mema ka bërë një rrëfim prekës brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Të gjithë e njohin si tip me energji pozitive dhe është e qeshur gjithmonë, por jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë, qysh nga fëmijëria.

“Unë jam Valbona, jam lindur dhe rritur në Tiranë, në një lagje të vjetër të Tiranës, me shumë pjesëtarë familje. Jam fëmija i fundit. Kam 7 motra dhe 2 vëllezër. Fëmijëria ime ka qenë po aq e keqe por edhe shumë e bukur.

Fillova shkollën fillore pranë shtëpisë. Kemi pasur një shkollë shumë të mirë, me emër sot. Kemi qenë fëmijë që luanin gjithë ditën dhe na mblidhte mami në darkë ose mbasdite me një bukë me sheqer dhe na e lagte te çezma. E ne të lodhur nga lojërat e tepërta e hanim. Isha fëmija i fundit dhe ndoshta…

10 fëmijë, por një vëlla më ka vdekur shumë i ri kur isha dy vjeçe. Një fëmijëri shumë e vështirë. Këndoja gjithë ditën nëpër shkollë, nëpër korridoret e shkollës, ku të gjithë thonin ‘ça zëri ke, pse nuk vazhdon një shkollë muzike”.

Edhe konkurrova në Liceun Artistik, por fatkeqësisht, unë e kisha fituar por në vendin tim dërguan dikë tjetër që ndoshta ishte pak më lart nga ana e shumë gjërave, nga ana financiare, nga ana e mbështetjes. U detyrova dhe fillova shkollë në bujqësore dhe në degën Zoovetenari.

Viti i 1, 2, 3, ka qenë shumë i bukur dhe isha nxënëse shumë e mirë. Edhe aty unë këndoja gjatë gjithë kohës, bëheshin koncertet e shkollës dhe unë isha gjithmonë e para.

Me vështirësi merrja autobusin edhe pse më zinte gjumi, nganjëherë kalonim deri në Kombinat, bënim përsëri xhiro dhe unë përsëri rrija në gjumë. Herë shkoja me bukë dhe herë pa bukë”, ka treguar këngëtarja e dashur për publikun.

 

6 Komente

  1. T
    Tan papoku

    tipike femijeria shqiptare e atyre viteve. Ku me mire e ku me keq

    Përgjigjjuni
    1. z
      zot fali !

      Tani fryn turinjte me sheqer se buka eshte artificilae.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari dt / 26 janar 2023

        Jo vetem Valbona Memen por Enver Hoxha torturoi, perndoqi nje popull të tëre vrau shoket e tij me te ngushte, e la kete vend me halle te medha te varfer...

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bobi

          Po jevge eshte, tani ka kos dhe lyen dhe bythen e fryhet gjithanej me botoks e silikon

          Përgjigjjuni
          1. k
            kete kisha une.

            Zakonisht, kurvat kane sukses ne jete sepse mesojne nga shume partnere shume gjera, keshtu qe e harrojne femijerine dhe e tregojne si ne film, por e rendesishme eshte se kur kurvave u ka vdekur dhe bashkeshorti, ato atehere tregojne me shume dashuri per te, e qajne me oi dhe qihen me ihi. Keto jane plaçka te skaduara; ne radhe te pare duhet te jeshe njeri-human, pastaj kengetar, shkrimtar, artist apo dhe poli-agjent politk. S'te dua as shkenctar, dua vetem njeriun e mire!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Barbi silikon.

              Po cje percudnuar tani moj Valbona. Akeni pasqyre ju artistet shqipetare e shikoni veten si jeni shemtuar. Eshte fatkeqesi per te gjitha ju qe jeni transformuar kaq shemtuar.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje