Emri i Rita Orës është përfshirë në një ngjarje të çuditshme ditët e fundit. Mediat britanike raportojnë se policia po kërkon një makinë me targa të personalizuara me emrin ‘Rita Ora’, pasi dyshohet se njerëzit që kanë përdorur atë kanë vrarë një të ri.
Bëhet fjalë për babain e dy fëmijëve, Liam Smith, i cili u gjet i vdekur në një rrugë më 24 nëntor, pasi u qëllua për vdekje dhe iu nënshtrua një sulmi me acid.
"Daily Mail" shkruan se policia po vazhdon të kërkojë për informacion mbi krimin dhe publikoi foto të një makine të llojit ‘Mitsubishi Shogun Elegance’ të parë pranë shtëpisë së Smith para vdekjes.
Sigurisht Rita Ora nuk ka të bëjë me ngjarjen dhe nuk dihet nëse targat janë inspiruar nga ajo, por kjo ka mjaftuar për tu bërë kryefjalë e mediave të huaja.
Jo vetëm Rita Orës, por një morie njerzish të famshëm ju ka dalë emri nëpër dosje dhe afera që policia ndjek për t'i zbuluar. Tani nënteksti: ja pra, edhe pse shokut Edi i del emri në një aferë korruptive, kjo s'do të thotë se shoku Edi është i korruptuar. Ndaj Tema ju lutet lexuesve të saj, t'a mirkuptojmë shokun Edi, model i qelibarllëkut gjatë ushtrimit të sundimit të tij.
rita nuk ka asnje lidhje me ngjarje. Nje i cmendur i kishte vene makines se tij targat me emrin e kengetares, kaq.