VIDEO: E ëma e kritikon keq politikanin për mënyrën si mbajti duart

25 Janar 2023, 12:28Lifestyle TEMA

VIDEO: E ëma e kritikon keq politikanin për mënyrën si

Një ndihmës i kryeministrit të Japonisë, Fumio Kishida, kërkoi falje për futjen e duarve në xhepa gjatë një udhëtimi zyrtar në SHBA, duke pranuar se nëna e tij e kishte qortuar dhe i kishte thënë se ishte turpëruar nga veprimi i tij.

Seiji Kihara, zëvendëskryesekretari i kabinetit, zbuloi në YouTube se nëna e tij kishte lexuar komente se ai po "turpëronte prindërit" pasi u kap me duart në xhepat e pantallonave ndërsa kryeministri fliste me gazetarët jashtë Blair House në Uashington.

Nëna e tij e telefonoi menjëherë dhe i tha se ndihej “e turpëruar” nga veprimi i tij dhe i kërkoi që “të qepte xhepat”. Në video, ai shfaqet duke mbajtur duart në xhepa teksa kryeministr. Pasi e kupton se kamera po e filmon, rregullon pantallonat dhe i mbledh duart para.

Mbajtja e duarve në xhepa konsiderohet një veprim i pasjellshëm në Japoni, sidomos në situata të caktuara sociale dhe profesionale.

Pra, në Japoni, nëse keni ftohtë nga duart, mbani dorashka.

2 Komente

  1. D
    Dr. Ben Gjata

    fiks si politikanet tane me krujtse dhomesh dhe era qofte

    1. a
      anti25642654censurë

      këtij vetëm cari a bytha i kanë mbet pa kruajtur!!me të vërtetë për të ardur keq,edhe për nivelin tonë me brekushe,e jo më për japonezët!!përfytyroni të bënte një gafë të tillë 100 vjet më parë!!ja kishin dhënë të paketuar në dorë kokën!!

      Lini një Përgjigje