FOTO: Burri tregon se si i mbijetoi sulmit të ariut që i masakroi fytyrën

25 Janar 2023, 10:40Lifestyle TEMA

FOTO: Burri tregon se si i mbijetoi sulmit të ariut që i masakroi

Një burrë amerikan tregoi se si i mbijetoi sulmit të një ariu. 65-vjeçari Wes Perkins, nga Alaska, kishte dalë për gjueti me një shokun e tij, në vitin 2011, kur ndodhi ngjarja e tmerrshme.

“Humba gjuhën, nofullën dhe pothuajse të gjithë dhëmbët. U mundova të mbaja rrugët e frymëmarrjes të lira, hiqja çdo gjë që mund t’i zinte ato. I thoja vetes që të mos mbyllja sytë dhe të mos humbja ndjenjat. Ky ishte fokusi im i vetëm pas sulmit”, tregon Perkins për “Newsweek”.

Ish-shefi i zjarrfikësve të zonës kujton se ariun e murrmë po e ndiqte nga larg, por kafsha i humbi nga sytë. Papritur, ariu u shfaq shumë pranë tij dhe iu vërsul.

“Kisha kohë të thoja vetëm “Dreq”, vetëm sa e kapa çiften, nuk arrita të qëlloja me të. Ishte shoku im ai që e qëlloi shumë herë, derisa ariu ngordhi. Fytyrën e mbajta në borë, që të mpihej. Shumë shpejt, erdhi helikopteri që më dërgoi në spital”, kujton 65-vjeçari.

Perkins kaloi 4 muaj në spital, duke iu nënshtruar shumë operacioneve. Atij iu vendosën pllaka titani në të dyja mollëzat dhe iu rindërtua nofulla. Për muaj me radhë, ai nuk arrinte dot të fliste dhe komunikonte vetëm me të shkruar.

Sot, fatmirësisht ai është rekuperuar thuajse plotësisht dhe thotë se vazhdon të dalë për gjueti.

 

2 Komente

  1. F
    Fred Kokoneshi

    i tani dil ne pension lere gjuetin se ka qene ari usa se te kish qene ndonje nga gosiqja Pukes ta shifshe qe ka honger per here te fundit ne 2004

    1. R
      Rrespekt per Wes Perkins ...

      Vertet rrespekt per kte Njeri ,i cili i shpetoj nji sulmi te tille dhe tregoj se njeriu gjen forc brenda tij te superoje cdo situate te veshtire qe papritur te del ne jete . Personalishte e shikoj nji Tregim te tille mbijetese te ktij Karkateri Heroik ,si nji Motivacion per te gjithe njerzit e ksaj Bote ,par ne te gjitha aspektet e jetes duke treguar qendrese dhe shprese ,duke qendruar i fort e dhene kuroja vetes ne cdo gjendje qe mundet te ndodhesh . :::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: Kte Kafshim te fytyres se W.P ,un do ta shikoja ne Analogji me Kafshimin qe i ben Fytyres se Shqiperise _________________kafshet e Pyllit qe dikush na i Vuri ne Krye te Politikes ,________si salih berisha dhe ilir metaj ,etj si kta , si nji Metafore verso Realitetit Shqiptare ne kto 32 vjete PseudoDemokrati , coptuar nga kafshet e pyllit ,pra qe ne shqiptaret duhet te na motivojn te tilla Ngjarje vs Kafsheve dhe na motivojne per jeten .

      Lini një Përgjigje