Trashëgimtarja e diamanteve heq dorë nga jeta e luksit, ecën këmbëzbathur dhe kërkon lëmoshë

24 Janar 2023, 16:10Lifestyle TEMA

Trashëgimtarja e diamanteve heq dorë nga jeta e luksit, ecën

Vogëlushja 8-vjeçare Devanshi Sanghvi kur të rritej mund të drejtonte një biznes diamantesh miliona dollarësh.

Por vajza e tregtarit të pasur të diamanteve në Indi ka hequr dorë nga pasuria e të atit dhe është kthyer në murgeshë. Ajo kalon kohën veshur me një sari të bardhë të trashë, zbathur dhe shkon derë më derë për të kërkuar lëmoshë.

 Devanshi është fëmija më i madh i Dhanesh. Tregtari i diamanteve ka edhe një vajzë tjetër, Ami Sanghvi.

Sanghvis janë në mesin e 4.5 milionë xhainëve që ndjekin xhainizmin, një nga fetë më të vjetra në botë, e cila filloi në Indi më shumë se 2500 vjet më parë.

Studiuesit fetarë thonë se numri i xhainëve që kanë hequr dorë nga bota materiale është rritur me shpejtësi gjatë viteve, megjithëse rastet që përfshijnë fëmijë në moshën Devanshi janë të rralla.

Ceremonia në qytetin Surat, ku Devanshi mori “diksha”, betimin për të hequr dorë nga pasuri, në prani të murgjve të vjetër xhain, u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz.

Ajo mbërriti në ceremoni e shoqëruar nga prindërit e saj. Mbi kokën e saj qëndronte një kurorë e mbushur me diamante.

Pas ceremonisë, 8-vjeçarja qëndroi me murgesha të tjera, e veshur me një sari të bardhë që i mbulonte kokën e rruar.

Në foto, shihet duke mbajtur një fshesë që do e përdorë për të larguar insektet nga rruga e saj për të mos i shkelur.

Devanshi jeton në Upashraya, një manastir ku jetojnë murgjit dhe murgeshat Jain.

“Ajo nuk mund të qëndrojë më në shtëpi, prindërit e saj nuk janë më prindërit e saj, ajo është një Sadhvi [murgeshë] tani”, thotë Kirti Shah, një tregtar diamantesh në Surat, i cili është një mik i familjes.

“Jeta e një murgeshe xhaineze është vërtet e lodhshme. Ajo tani do të duhet të ecë kudo, ajo nuk mund të marrë kurrë asnjë lloj transporti, ajo do të flejë në një çarçaf të bardhë në dysheme dhe nuk mund të hajë pas perëndimit të diellit”, shtoi ai.

Trashëgimtarja e diamanteve heq dorë nga jeta e luksit, ecën

 

Lini një Përgjigje