FOTO: Bahkëshortja feston ditëlindjen, Eros Grezda i bën urimin ‘epik’

23 Janar 2023, 17:06Lifestyle TEMA

FOTO: Bahkëshortja feston ditëlindjen, Eros Grezda i bën urimin

Partnerja e futbollistit Eros Grezda, Ajsel Abazi feston sot ditën e saj të lindjes.

Dhe në këtë ditë kaq të veçantë për këngëtaren nuk kishte si të mungonte një urim special nga bashkëshorti i saj.

Bukuroshja ndau për ndjekësit e saj urimin që i kishte bërë Erosi, i cili ishte sa i ëmbël aq edhe epik.

“Edhe 100 zemër të dua më shumë se Luizin’’, shkruhej në letër, ku krahas postimit Ajsela shprehej e surprizuar:

“Kur bashkëshorti yt është më shumë romantik sesa e kishe imagjinuar”.

Kujtojmë se dyshja e kanë çuar në një tjetër nivel lidhjen e tyre këtë fillimviti. Ndonëse kanë vetëm pak muaj të lidhur, marrëdhënia është konsoliduar dhe pas takimit me familjarët, tashmë çifti i ri vendosën dhe të kurorëzonin dashurinë e tyre.

Këtë gjë at e bënë të ditur përmes një fotografie të publikuar në Instagram me rastin e Vitit të Ri , ku iu drejtuan ndjekësve të tyre këtë festë si ‘Zoti dhe Zonja Grezda’.

“Zoti dhe Zonja Grezda ju dëshirojnë një vit të lumtur”, ka qenë mbishkrimi sipër një fotografie të përbashkët të publikuar në Instagram.

Gjithashtu detaji tjetër i cili konfirmon edhe një herë se çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, u vu re në profilin e këngëtares në Instagram ku ajo kishte ndryshuar mbiemrin e saj. Nga Ajsel Abazi tashmë është bërë Ajsel Grezda, duke treguar kështu se bukuroshja ka vendosur të mbajë mbiemrin e futbollistit.

 

3 Komente

  1. E
    Edlira

    Silikon,botox,shtirje,boshllēk mendor,trupeshku dhe trupeshk-ja...si tenxherja kapakun!

    1. K
      KOLI

      Si thu une ti ajo bojme nje treshe dhe e shofim sa siligon ka

      1. E
        Edlira

        Shko mëso njëherë shqip zoti Grezda,pastaj përdore gruan tënde për triot e tua...debil.

    Lini një Përgjigje