FOTO: Peshon 7 kilogramë, vjen në jetë bebja “gjigante”

23 Janar 2023, 11:45Lifestyle TEMA

FOTO: Peshon 7 kilogramë, vjen në jetë bebja

Një foshnjë që peshon 7 kilogramë dhe 328 gramë ka ardhur në jetë në Parintins, Brazil, të mërkurën më 18 janar. Mediat raportojnë se nëna 27-vjeçare lindi në javën e 40-të me operacion dhe bashkë me të porsalindurin ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ky është fëmija i pestë për nënën 27-vjeçare, Cleidiane Santos dos Santos.

“Mendova se peshonte katër kilogramë, por ishte shtatë. Dua të falënderoj ekipin e spitalit Padre Colombo, i cili më ka dhënë kurajo dhe më ka trajtuar shumë mirë që kur kam ardhur këtu”, tha ajo.
Mjekët dhe infermierët janë shprehur të kënaqur që jo lindje e vështirë dhe e rrezikshme sipas tyre u krye me sukses.  

“Situata ishte në çdo rast në rrezik. Është një rast i rrallë që na befasoi edhe ne. Në bazë të ekografisë imagjinuam që foshnja do të peshonte gjashtë kilogramë. Përkundrazi e kaloi këtë parashikim”.

Lini një Përgjigje