Lojërat Olimpike Dimërore 2026, me taksi fluturuese

22 Janar 2023, 19:10Lifestyle TEMA

Lojërat Olimpike Dimërore 2026, me taksi fluturuese

Autobusë elektrikë, furgona autonome dhe tani taksi fluturuese, në Lojërat Olimpike Dimërore të ardhshme.

Lojërat Olimpike në dekadat e fundit janë bërë një fushë për teknologjitë e reja të lëvizshmërisë, me kompanitë që shfaqin sisteme të shumta elektrifikimi dhe drejtimi autonome. Tashmë në Tokio kemi parë autobusët autonome në fshatin Olimpik që transportonin sportistët, ndërsa pothuajse gjatë gjithë ndeshjeve transporti kryhej me mjete elektrike.

Takimi i radhës “olimpik” po zhvillohet në Milano të Italisë për Lojërat Olimpike Dimërore 2026 dhe tashmë gjëra mbresëlënëse janë në punë në fushën e transportit. Vizitorët do të përjetojnë një teknologji të re transporti që janë taksitë fluturuese të cilat tashmë kanë filluar të dizajnohen nga SEA (Società Esercizi Aeroportuali) në bashkëpunim me Skyports.

Rrjeti do të përfshijë gjashtë vertiporte rajonale dhe nëntë pika urbane ngarkimi. Katër prej tyre do të ndërtohen në Milano, dy në aeroportet Linate dhe Malpensa, një në portin Porta Romana (pranë fshatit Olimpik) dhe një në zonën e CityLife. Qendra kryesore do të jetë sigurisht në aeroportin e Malpensas, ndërsa pjesa tjetër do të ketë dimensione më të vogla.

Stacionet e ardhshme do të menaxhohen nga SEA, e cila tashmë menaxhon aeroportet e zonës. Ndoshta më e rëndësishmja, çdo stacion do të përdorë teknologjinë eVTOL për ngritje dhe ulje vertikale, që do të thotë se ato mund të përdoren nga automjete nga kompani të ndryshme. Kostoja e lëvizjes do të jetë afërsisht 120 euro për person dhe në fazën e parë çdo automjet do të jetë për dy pasagjerë.

Në një fazë të dytë do të krijohen automjete për 4 ose 6 pasagjerë, ndërsa synimi i SEA është që gjatë Lojërave Olimpike të ketë 2000 pasagjerë në ditë. Sa i përket kostos së ndërtimit, ajo pritet të kalojë 30 milionë euro.

1 Komente

  1. V
    Vezhguesi

    Bota afer nesh nderton taksi fluturuese, ne merremi me format kokes se "VIP"-it Luiz. Dhe ankohemi pastaj se na e kane fajin te tjeret per prpambetjen tone endemike...

    Lini një Përgjigje