A shkoi me vajzën 17-vjeçare princi britanik? Rrëfehet gruaja që gjente vajzat për festat e seksit me të mitura

23 Janar 2023, 11:26Lifestyle TEMA

A shkoi me vajzën 17-vjeçare princi britanik? Rrëfehet gruaja

Ghislaine Maxwell, e dënuar si trafikante seksi ka pohuar se ajo ‘nuk e kujton’ takimin e Princit Andrew dhe Virginia Guiffre dhe se fotografia famëkeqe e tyre së bashku është e rreme.

Në një intervisrë ekskluzive për Daily Mail të dielën, në të parën deklaratë që kur u burgos, Maxwell, 61 vjeçe, ka këmbëngulur se nuk i kujtohet që dyshja të kenë kaluar kohë së bashku në Britani apo SHBA.

Zonja Guiffre, më parë Roberts, pretendoi se ishte detyruar të bënte seks me Princin kur ishte 17 vjeç, pasi ishte trafikuar nga pedofili i dënuar Jeffrey Epstein, i cili në vitin 2019 u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Nju Jork.

Në intervistë Maxwell thotë: “Nuk mbaj mend që ata të jenë takuar. Dhe nuk mendoj se kjo foto është e vërtetë. Është false. Nuk besoj se është e vërtetë për asnjë çast, në fakt jam i sigurt se nuk është. Nuk ka pasur kurrë një origjinal, nuk ka asnjë fotografi”, tha ajo për Daily Mail.

Ajo shtoi: “Nuk ka asnjë origjinal të asaj fotografie, vetëm kopje të kopjeve dhe pjesë të saj, sipas disa ekspertëve, duken sikur janë përpunuar në fotoshop. Nuk e mbaj mend në shtëpinë time”, sipas Daily Mail.

Intervista vjen ndërsa Princi Andrew do nisë një përpjekje dramatike për të përmbysur marrëveshjen shumëmilionëshe që ai arriti me zonjën Guiffre në një përpjekje për ta detyruar atë të tërheqë pretendimet e saj për sulm seksual dhe ndoshta të sigurojë një falje.

Duka i Jorkut ka nisur të lëvizë pasi zonja Guiffre hoqi dorë nga padia kundër ish-avokatit të Epstein, Alan Dershowitz vitin e kaluar, të cilin ajo gjithashtu e akuzoi për sulm seksual.

Ajo tha se ‘mund të ketë bërë një gabim’ në identifikimin e tij.

Maxeell po vuan një dënim 20-vjeçar për blerjen e vajzave për të dashurin e saj dhe trafikantin seksual Jeffrey Epstein.

11 Komente

  1. M
    Maria

    Karaputana Virginia Roberts (tani Guiffre) kur ishte ne lidhje me Princin Andrew deklaronte se ishte 19 vjece, tani e ka ulur 2 vjet moshen, se ka mbetur pa leke.

    1. M
      Miradije Hoti

      Ara don far e pidhi don kar moj Marie.

    2. S
      Si Florriri Iliri ..

      Kjo qenka Si Florri Iliri .. Qe. Vidio. e. 7. %. nuk eshte origjinale .. Por kjo te pakten eshte ne Burg panvaresisht cfare thote qe seshte e vertete ..Ndersa ne Shqiperi kane vrare kane prete kane vjedhur dogjen te gjithe Shqiperine dhe kerkojne Revolucion !

      1. S
        Si Florriri Iliri ..

        Kjo qenka Si Florri Iliri .. Qe. Vidio. e. 7. %. nuk eshte origjinale .. Por kjo te pakten eshte ne Burg panvaresisht cfare thote qe seshte e vertete ..Ndersa ne Shqiperi kane vrare kane prete kane vjedhur dogjen te gjithe Shqiperine dhe kerkojne Revolucion !

        1. a
          anti25642654censurë

          uau dhe i ndershmi,i madhërishmi,shkatërruesi i pedofilëve, MAGA trampi paska qënë mik me epstin??nuk ma merr mëndja!ai është shumë i ndershëm,mbrojtësi i grave dhe aspak pedofil!! me siguri kjo foto është fotomontazh!!vetëm trapi nuk mund të pranonte të dilte në fotografi me një pedofil,dhe kur askush nuk e dinte se çfar muti ishte!kur ishte vetëm një miliarderr i suksesshëm si trapi!!

          1. L
            Loku

            Mos u kruj shume se mos te del foto e motres.

            1. a
              anti25642654censurë

              ec se të mamit tat se nxjerrin,shumë e shpërdoruar!!

          2. k
            karderri

            hahaha cjane keto shakara, 17 vjec !? Ne Tirane pabeve i gjen edhe 15 vjec. Shkoni e shikoni se cbehet ne klubet e bllokut ne Tirane. Parallinjte shqiptare i mburren njeri tjetrit se kush e ka kapur me te re. Kurvlliku sheshit dhe e kane edhe si mburrje madje

            1. M
              Monika

              Vajzat e pabeve te Tiranes po zbatojne porosine e birit te kurves Sheqere qe e ropi nga leket Vuk Karaxhichin kur e kishte ne kullen e Vicidolit, me pretekstin se po zhvaste nje shovinist serb. sali Sheqere karaxhich u ka bere thirrje vajzat te Tiranes te ngrihen ne revolucion dhe t'i xhvasin sa me shume para pasanikeve te rinj te Rilindjes.

            2. B
              Buckethead

              Une e di shume mire kush ka qendruar / Vizituar ne ishullin, por listen e viktimave nuk di akoma. ....

              1. B
                Buckethead

                O gazetare injorant, Epstain vari veten ne burg. Artikull out of date. Gazete politike.

                Lini një Përgjigje