Aktorja shqiptare zbulon detaje nga marrëdhënia e saj me partnerin misterioz: Kam varësi psikologjike të frikshme nga ai

23 Janar 2023, 09:14Lifestyle TEMA

Aktorja shqiptare zbulon detaje nga marrëdhënia e saj me partnerin

Janë të rralla herët kur Olta Gixhari ka folur për bashkëshortin dhe djalin e saj brenda “Big Brother Vip”.

Mirëpo sa më shumë që kalojnë ditët e izoluar në shtëpinë e “BBV”, Olta zbulon ndonjë detaj mbi familjen e saj. Së fundmi në një bisedë me banorët ka treguar sa e varur psikologjikisht është me partnerin e saj.

Ajo shtoi se edhe në jetën e saj të përditshme nuk bën asgjë nëse ai nuk e aprovon.

“Ndonjëherë nuk i gjej fjalët për ta shpjeguar pse vendosa të vi këtu. Sepse unë praktikisht e kisha harruar Oltën komplet, e kisha lënë çdo gjë. Për mua familja është gjithçka.

Ata të dy i dua shumë. Nuk jetoj dot pa ata. Për mua është sfidë më vete, se jam shumë e varur psikologjikisht nga burri im. Unë kam nevojë për fjalën e atij për çdo hap që hedh.

Unë që dukem femër e fortë, kam varësi psikologjike nga ai njeri të frikshme. Unë çdo veprim që bëj këtu më del para syve ai”, është shprehur ndër të tjera aktorja.

 

3 Komente

  1. W
    Whitesnake

    Kaq leke paska ai?!

    1. !
      !

      nuk mendoj se nji si Olta meriton nji fat te tille ,te lidhet me njerez pa identitet ,tipa qe s'i pershaten ne asnji drejtim ,madje siedhe lexojm jane kriminel ,por ja anji cudi ,kto jan pasojat e degradimit te shoqerise ,pasojat e mosreagimit ndaj Politikave Talibane qe u aplikua per 32-vjet ne ate shoqeri ku Trendafilat e Shqiperise t'i hajn gomaret e qent e rruges . Para-ja ,deshira per nji jete Lluksoze ,apo per te qen e lir e shkeputej nga ajo Mizerje e Shoqeri qensh te terbuar ne Shqiperi ,ndanjiher zhgenjen jo per mire . Femrat shqiptare ,nuk duhet te terhiqen pas parase ,e lidhen me njerez qe nuk i nohin mir se cfar jane , nga vijne ku jan rritur dhe cfar kulture kan . Uroj qe te gjej rrugen e duhur dhe sqaroje statusin e saj ,perpara se te jet vone

      1. T
        T

        Hahahahahahhaahhaah .

        Lini një Përgjigje