Balerina e njohur shqiptare: Kam ngrirë vezët, po vajte 30 vjeç je plakë për të pasur fëmijë

25 Janar 2023, 10:30Lifestyle TEMA

Balerina e njohur shqiptare: Kam ngrirë vezët, po vajte 30 vjeç

Përpara pak kohësh, bënë shumë bujë pretendimet e gjinekologut Shkëlqim Balili, i cili i cilësoi si “plaka” gratë që mbeten shtatzënë në moshën 30 vjecare. Kjo temë u diskutua mes tij dhe disa të ftuarave në “Ftesë në 5”, të cilat nuk ishin dakord me këtë përcaktim.

Arba Gramo tha se ishte ndjerë e ofenduar nga fakti që doktori e lidhte figurën e gruas vetëm me riprodhimin. Mjeku vazhdoi të insistonte se riprodhimi është tregues i një shëndeti të mire, dhe në fund, sugjeroi se më e mira është që shtatzënia të nisë nga mosha 19 vjeçare deri në fillim të të 30-ave.

Në këtë pikë, balerina Isida Mollaymeri u pajtua me doktorin e rrëfeu se dhe vetë i ka ngrirë vezët për të ruajtur performancën e tyre.

“Doktori nuk i referohet me moshën 30 vjec plakjes në vetvete tek vajzat, por e ka thënë këtë për orën biologjike. Nëse lexon dy-tre gjëra, e kupton që këto të dyja janë shumë larg njëra-tjetrës. Unë jam 35 vjec, dhe nëse pyet për profesionin tim si balerinë, unë në këto momente quhem plakë; profesioni im, ashtu si i futbollistëve ka një afat skadence.

Unë kam marrë informacione për orën biologjike dhe kam bërë një ngrirje të vezëve, sepse kamë marrë të dhëna, që me kalimin e kohës, këto vezë fillojnë dhe nuk e kanë me performancën e duhur, le të themi”, u shpreh Isida.

 

7 Komente

  1. B
    Bravo...

    Pse jo. Eshte nji praktike qe ndiqet ne te gjithe Boten dhe ka vepruar shume mire .

    1. D
      Drini

      Ngri edhe zogun, ta kesh si kumbull kur te plakesh.

      1. a
        arrifi

        Bravo por ti do ngrire e gjitha.

        1. a
          açif beu

          vallah bash po

        2. t
          trapajani

          tune zogun, hiqja ndryshkun dhe bej qejf

          1. c
            ceni, boston

            Mos haroni se ato veze nuk jane per te bere omlete. Duan pak sperme siper per tu aktivizuar dhe balerina nuk na tha se ka sperme ne dispozicion apo do e bleje.

            1. s
              sulo Permeti

              Kjo balerina ka deklaru me te madhe se eshte praktikante muslimane, ...e ke pyet hallaun se ke ngrire edhe vezet qe jane prone hallaut,dhe ri gjith diten e zotit me shale jashta.

              Lini një Përgjigje