"Vëllai ynë, qofsh i xhenetit", e shpallën të vdekur, reagon ashpër gazetari: Të sëmurë mendorë, brez m*ti

11 Maj 2023, 12:49Lifestyle TEMA

"Vëllai ynë, qofsh i xhenetit", e shpallën të

Ndodh shpesh që në rrjetet sociale të gjeni informacione të gabuara, të pasakta dhe të rreme.

Kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë, ku në rrjetin social “TikTok” ka bërë xhiro një foto e  moderatorit Ronaldo Sharkës, në të cilën shkruhej:“Vllai jonë qosh i xhenet”, duke lënë të kuptohet se ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë lajm të rremë, nuk ka munguar një reagim nga Sharka. Ai ka bërë një postim në “Instastory”, ku për personin që ka bërë këtë postim shprehet “të sëmurë mendorë, njerëz të lig”.

 

“Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit!

Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez muti”.

 

Lini një Përgjigje