VIDEO/ Berlin, kafshët e kopshtit zoologjik hanë pemët e Krishtlindjeve

4 Janar 2025, 16:49Lifestyle TEMA
VIDEO/ Berlin, kafshët e kopshtit zoologjik hanë pemët e

Për elefantët dhe kafshët e tjera në kopshtin zoologjik të Berlinit, fillimi i janarit është koha e “dhuratave të Krishtlindjes”.

Bredhat që nuk mundën të shiten gjatë sezonit festiv iu dhanë disa nga kafshëve të kopshtit zoologjik, në atë çka është kthyer në një ngjarje të përvitshme në kryeqytetin gjerman.

Kopshti zoologjik pranon vetëm pemë Krishtlindjesh të freskëta të pashitura, që vijnë nga shitës të përzgjedhur. Nuk pranohen pemë të dhuruara nga vizitoët, pasi mund të përmbajnë kimikate ose zbukurime që nuk janë hequr nga degët.

“Ato nuk shërbejnë vetëm si ushqim, por edhe si një mënyrë për t’i mbajtur kafshët të zëna,” tha për ‘Associated Press’ kuratori i kopshtit zoologjik Florian Sicks.

Lini një Përgjigje