VIDEO/Këngëtari i njohur goditet me telefon në mes të skenës, përfundon me gjak dhe 5 qepje!

20 Mars 2026, 11:12Lifestyle TEMA
VIDEO/Këngëtari i njohur goditet me telefon në mes të

Një moment i pazakontë dhe i rrezikshëm ka ndodhur gjatë një koncerti të këngëtarit të muzikës country Riley Green, i cili u godit me një telefon nga publiku, duke pësuar plagë në vesh dhe duke përfunduar me gjak në skenë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerti në Australi, ku artisti u detyrua të ndalonte performancën pasi objekti i hedhur nga turma e goditi drejtpërdrejt. Ai hoqi kitarën, identifikoi personin përgjegjës dhe kërkoi menjëherë ndërhyrjen e sigurisë për ta nxjerrë jashtë sallës.

Pavarësisht dëmtimit, këngëtari reagoi me qetësi dhe madje me humor para publikut, duke u rikthyer në skenë ndërsa gjaku i rridhte nga qafa. Ai i paralajmëroi fansat që të përdorin telefonat vetëm për ndriçim dhe jo si objekte për t’u hedhur. Si pasojë e goditjes, artisti u detyrua të marrë trajtim mjekësor dhe iu vendosën pesë qepje për të mbyllur plagën në vesh.

 

1 Komente

  1. K
    Komplet të çmendur

    Ç'janë këta njerëz të çmendur që qëllojnë këngëtarët me telefon?! Kështu ia kanë bërë edhe Bebe Rexhës! Komplet të çmendur..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje