VIDEO/ Pagoi mijëra dollarë për kitarën me autografin e Taylor Swift, vetëm për ta shkatërruar

1 Tetor 2024, 14:00Lifestyle TEMA
VIDEO/ Pagoi mijëra dollarë për kitarën me autografin e

Ky është momenti kur një person blen kitarën me autografin e këngëtares Taylor Swift në një ankand në Teksas, SHBA, vetëm për ta shkatërruar.

Videoja u filmua gjatë një ankandi në kontenë Ellis në Teksas, ndërsa “TMZ” raporton se kitara u ble për 4.000 dollarë gjatë një ankandi të mbajtur nga organizata jo-fitimprurëse “WildGame Dinner”.

Ndërkaq, revista “Billboard” deklaron se ka kontaktuar ekipin e këngëtares, por nuk ka marrë asnjë koment në lidhje me videon.

Së fundi, Swift është bërë e njohur edhe për qëndrimet e saj politike, pasi mbështeti publikisht kandidaten presidenciale demokrate Kamala Harris.  

Lini një Përgjigje