VIDEO/ Raketa e Elon Musk bën uljen historike në Tokë

14 Tetor 2024, 11:49Lifestyle TEMA

VIDEO/ Raketa e Elon Musk bën uljen historike në Tokë

SpaceX, kompania e aventurave hapësinore të Elon Musk, shkroi historinë të dielën, pasi raketa e saj, Starship, arriti të ulej me sukses duke u kapur nga ganxhat e platformës prej nga u nis.

Ky ishte testi i pestë dhe më i suksesshmi i Starship, raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë nga njeriu.

Pasi arriti lartësinë rreth 70 kilometra, një pjesë e raketës, e quajtur shtytësi, u shkëput dhe nisi uljen në Tokë. Pak para zbritjes, 3 nga 33 motorët e shtytësit, u rindezën dhe e drejtuan vertikalisht mjetin, para se ganxhat e platformës ta kapnin në ajër.

Kjo metodë e kapjes së raketave shumëpërdorimshe është arritja më e fundit e SpaceX, që synon të dërgojë anije kozmike me njerëz në Hënë dhe të realizojë ëndrrën e Elon Musk për të arritur në Mars.

Starship, e prezantuar fillimisht nga Musk në vitin 2017, ka shpërthyer disa herë gjatë testimeve të mëparshme, por në qershor të këtij viti arriti të ulej në tokë me sukses për herë të parë. Këtë herë, nga platforma e Teksasit, raketa bëri një ulje spektakolare, të paparë ndonjëherë në industrinë e mjeteve hapësinore.

1 Komente

  1. K
    Kozmonauti fshatar.

    Perkthim i mjerë ,nuk dini te sqaroni parimin bazë për lëshimin dhe priçeset që kalon një lëshim në hapësirën kozmike Raketa lëshohet nga platforma me një ansambël pjesësh një nga të cilat është lëshuesi apo shtytesi ,kapsula apo pjesa e kokës së raketës vijon udhetimin në hapsire ndersa shtytesi ka patur zgjidhje rënien në tokë apo në oqean ku nuk rrezikon objekte apo gjallesa etj Në rastin në fjalë suksesi i arritur është se shtrati apo shtytësi i raketës pasi e ngriti raketën në lartesinë e domosdoshme për tu futur në hapsiren kozmike u nda nga kapsula dhe u rikthye në bazën nga u lëshua në mënyre të vet drejtuar dhe jo si thoni ju që e kapën ganxhat ,por e drejtuar u kthye në folenë e lëshimit një masë tejet e rëndë dhe me dimensione të mëdha kur destinimi i më parshëm ka wënë oqeani indian ose vënde të caktuara në shkretëtire .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje