VIDEO/ “Të bëhemi humanë sa ju” – Optimus tregon vështirësinë më të madhe të të qenit robot

13 Tetor 2024, 15:02Lifestyle TEMA
VIDEO/ “Të bëhemi humanë sa ju” – Optimus

Pak ditë më parë, Elon Musk prezantoi ushtrinë e tij të robotëve të dizenjuar për të ndihmuar njerëzit me punët e shtëpisë.

Ndërkaq, në një video të publikuar së fundmi online, një robot Optimus i kompanisë Tesla shfaqet duke biseduar krejt natyrshëm me njerëzit, duke rrëfyer madje edhe vështirësinë më të madhe të të qenit robot.

“Të mësojmë të bëhemi aq humanë sa ju. Është diçka për të cilën po punoj çdo ditë e më fort dhe shpresoj që kjo të na ndihmojë të përmirësohemi,” dëgjohet t’i përgjigjet Optimus një prej personave të pranishëm.

Natyrshmëria e përgjigjes dhe intonacionit të zërit të robotit ka frikësuar mjaft komentues në mediat sociale, të cilët kanë nxituar ta krahasojnë robotin me filmat dhe serialet distopikë. Të tjerë shprehën habinë e tyre me avancimin e teknologjisë, por nuk e fshehën frikën ndaj dëshirës së robotëve për t’u shfaqur më njerëzorë.

Lini një Përgjigje