VIDEO/ U “kryqëzua” në rrjet për ndërhyrjet estetike, modelja e njohur reagon ashpër

17 Mars 2025, 13:20Lifestyle TEMA
VIDEO/ U “kryqëzua” në rrjet për ndërhyrjet

Chrissy Teigen ka qenë objektiv i kritikave në rrjetet sociale, pasi shumë përdorues e akuzuan atë se kishte shpërfytyruar fytyrën e saj me injeksione të tepërta.

Duke iu përgjigjur me një sërë Instastories, modelja 39-vjeçare dhe gruaja e John Legend pyeti veten pse njerëzit ndiejnë nevojën për të shprehur publikisht mendimet e tyre negative, në vend që t’i mbajnë ato për vete.

“Ndaloni së qenuri të mjerë. Sinqerisht, çfarë ndodhi me kohën kur ne thjesht… mendonim për gjërat?” , tha ajo, dukshëm e mërzitur.
“Mollëzat tua janë shumë të mbushura. Pse do t’i mbushte faqet ashtu? Pse e bën atë me buzët tua? Epo, nuk do ta bëja kurrë këtë. Kurre! Kurrë! Kurrë! Është kaq e neveritshme! , tha ajo me ironi duke imituar komentet që merr.

Në mbyllje, ai shtoi me ironi: “Çfarëdo që të postoj, dikush do të thotë diçka për letrën e muri, fytyrën, bluzën e fëmijës tim, kosin tim jo organik. Por unë të dua, edhe pse je pak i çuditshëm”.

Lini një Përgjigje